Shumë njerëz shtrojnë vetes, miqve dhe ekspertëve pyetjen se pse vallë futbolli është sporti më i popullarizuar në botë? Përgjigjen do t’ua japim ne dhe artikulli i mëposhtëm, ku shfaqet si e tërë në një arsye të vetme përgjigja e faktit se pse futbolli është sporti më i popullarizuar në botë.
Historia e futbollit, aq e gjatë sa është, numëron aq sensacione dhe çudi të ndodhura. Rikthimet e rezultateve tashmë me kalimin e kohës ishin bërë të zakonta, por cilat ishin dhjetë rikthimet më sensacionale që njeh historia e futbollit?
10. Jugosllavia 5-5 BRSS (BRSS në ndjekje pranë rezultatit 5-1) – 1952
Gjeneratat e vjetra ende mbajnë mend këtë ndeshje, e cila ka hyrë në anale. 15 minuta pa përfunduar takimi Jugosllavi – Serbi, i vlefshëm për Lojërat Olimpikë të vitit 1952, Jugosllavia ishte duke avansuar me rezultat 5-1 dhe mendoi se e kishte siguruar fitoren në këtë takim.
Kështu nuk mendoi Vsevolod Brobov, që realizoi hettrik për të barazuar rezultatin. Vsevolod Brobov është sportisti i vetëm në histori të sportit që ka arritur të jetë kapiten i një kombëtareje në dy sporte të ndryshme. Ai ishte dhe lojtar i hokeit mbi akull, por kishte fat, kur për shkak të ‘dashurisë’ së tij për gjumin, vonohet në nisjen e aeroplanit të ekipit rus të hokeit mbi akull, i cili u rrëzua dhe la të vdekur të gjithë në vend. Fat i madh ky, apo jo?
9. Werder Bremen 5-3 Anderlecht (Werderi në ndjekje pranë rezultatit 3-0 pas pjesës së parë) – 1993.
Çfarë kanë të përbashkëta Otto Rehagel dhe mrekullitë? Pyetje jo me vend kjo, pasi që atëkohë Rehagel ishte në krye të Werderit dhe arriti një rezultat mjaft fascinues.
Një ndeshje rutinore e Ligës së Kampionëve në fazën grupore e shihte Werderin në disavantazh pas pjesës së parë prej 3-0 ndaj Anderlechtit. Sidoqoftë, në pjesën e dytë për 17 minuta gjermanët u rikthyen shpejtë në skenë për t’i turpëruar belgët.
8. Koreja e Veriut 3-5 Portugalia (Portugalia në ndjekje pranë rezultatit 3-0) – 1996.
Kjo definitivisht ishte ndeshja e jetërave për portugezët. Edhe sot konsiderohet si një prej ndeshjeve më sensacionale të të gjitha kohërave.
Koreja e Veriut do të duhej të ishte befasia e Kampionatit Botëror që po zhvillohej në Angli, por këtë nuk e lejoi Eusebio, që pas tre golave të shënuar të aziatikëve, ua tregoi atyre vendin me katër gola të tij, para se bashkëlojtarët tjerë shënuan dhe golin e pestë dhe të fitores.
7. Gjermania Perëndimore 3-2 Anglia (Gjermania në ndjekje pranë rezultatit 2-0) – 1970
Ka shumë njerëz në Angli që do t’iu thonë se ekipi i Tre Luanëve i vitit 1970, ishte më i mirë se ekipi që fitoi Kampionatin Botëror në vitin 1966.
Anglia kishte dy gola epërsi vetëm 20 minuta pa përfunduar takimi. Ishte Franz Beckenbauer ai që realizoi golin e parë, me trajnerin e Anglisë që e largoi Bobby Charltonin pak më pas nga loja, duke menduar se ndeshja kishte përfunduar. Kështu nuk mendoi Uwe Seeler që realizoi për 2-2, para se Gerd Muller në vazhdime të realizonte për fitoren e madhe të Gjermanisë Perëndimore.
Që nga ajo kohë Anglia nuk di për trofe nëpër Kampionate Botërore, përderisa Gjermania nuk është ndalur së fituari dekadat në vijim, 1974, 1990 dhe finalet në vitet 1982, 1986 dhe 2002.
6. Charlton 7-6 Huddersfield (Charlton në ndjekje pranë rezultatit 5-1) – 1957.
Sigurisht rikthimi më sensacional në historinë e futbollit anglez ndodhi në dhjetorin e vitit 1957, kur Huddersfieldi i Bill Shanklyt hodhi përtokë një epërsi prej 5-1, vetëm 30 minuta pa përfunduar takimi dhe gjithë kjo ndaj një ekipi me një lojtar më pak.
Pranë rezultait 5-1, Charltoni rastësisht filloi të luante futboll, me Johnny Summersin e inspiruar. Në moshën 30 vjeçare, me një palë këpucësh të reja në të cilat ende nuk ishte përshtatur mirë, majtaku natyral realizoi hettrik brenda gjashtë minutave, për të shënuar më pas edhe dy gola të tjerë, të gjitha me këmbën e tij të dobët, të djathtën.
Rezultati në këtë moment ishte 6-5 për Charltonin, por Huddersfieldi barazoi dy minuta pa përfunduar takimi. Megjithatë, kishte mjaft kohë për legjendarin Summers që në shpejtësi hyri në zonë, për të asistuar për të posa inkuadruarin Johnny Ryan, i cili i dha fundin një ndeshjeje të paharruar.
5. Milan 3-3 Liverpool (Liverpooli në ndjekje pranë rezultatit 3-0 pas pjesës së parë) – 2005.
Rafael Benitez mund të jetë larguar me shije të hidhur nga Anfieldi, por edhe kritikët e tij më të mëdhenj duhet të pranojnë se Stambolli 2005 ishte arritje epike. Milani kaloi në epërsi pas vetëm 60 sekonda lojë, për të shënuar edhe dy gola tjerë deri në fund të pjesës së parë, duke detyruar disa tifozë të Liverpoolit të largohen nga stadiumi Ataturk.
Pas pjesës së pare, Benitez mendoi të fuste në fushë 12 lojtarë, para se Jamie Carragher t’ia tregonte gabimin. Liverpoolit iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të barazuar rezultatin dhe për të fituar pas penaltive. Shumë keq për ata tifozë të cilët u larguan nga stadiumi për ta parë këtë sfidë historike.
4. Franca 4-5 Jugosllavia (Jugosllavia në ndjekje pranë rezultatit 4-1 – 1960.
Shpresat franceze për një debutim me fitore në shtëpi në kamnpionatin e parë evropian, u shuan nga një rikthim dramatik jugosllav në Paris.
Franca kishte epërsinë prej 4-2 vetëm 15 minuta pa përfunduar takimi. Stadiumi Parc des Princes ishte i gatshëm për të duartrokitur heronjt, para se mbrojtja e dobët franceze lejoi Tomislav Knezin dhe Drazen Jerkovicin që realizoi dy gola për dy minuta, ta kalojnë në epërsi Jugosllavinë.
E pabesueshme, tre golat e Jugosllavisë erdhën për vetëm katër minuta. Franca ishte eliminuar dhe është dashur të pret edhe 24 vite para se e fitoi dhe kampionatin e parë të rëndësishëm, që u fitua në shtëpi me një revansh prej 3-2 në finale, pikërisht ndaj Jugosllavisë.
3. Bayern Munich 1-2 Manchester United (United në ndjekje pranë rezultatit 1-0) – 1999.
Vetë emri i Manchester United shkon paralel me rikthimet, sidomos në epokën e artë të Sir Alex Ferguson. Rruga e United drejt titullit të parë në Ligën e Kampionëve pas 31 vitesh u përshkrua nga një rikthim tjetër sensacional në gjysmëfinale ndaj Juventusit prej 3-2, nga rezultati 2-0 sa ishte për Juventusin.
Përballë Bayernit në finale, Djajtë e Kuq ishin shkelur nga bavarezët dhe patën pak fat pse nuk pësuan më shumë gola, pasi që Bayerni qëlloi dy herë shtyllën. Më pas komentatori anglez, Clive Tyldesley pyeti shikuesit: “A mund të shënojë Manchester United? Ata gjithmonë shënojnë”.
United u përgjigj në kohën shtesë për rreth vetëm 75 sekonda, me golat e Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer, të cilët vulosën një fitore të jashtëzakonshme.
2. Inter 3-2 Sampdoria (Interi në ndjekje pranë rezultatit 2-0) – 2005.
Atëkohë Interi nuk ishte ekipi i parë në Itali, kur Sampdoria vizitoi San Siron në fillim të vitit 2005. Me Adrianon dhe Christian Vierin në sulmin Nerazzur, Sampdoria ishte viktimë e një masakre në çastet përfundimtare.
Sampdoria kaloi në epërsi pak para fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, ndeshja po hynte në dhjetë minutat e fundit, ku dhe një barazim është dukur real, para se mysafirët të shënojnë dhe golin e dytë. Tifozët e Interit u larguan dhe stadiumi po zbrazej, por drama vetëm sa kishte filluar.
I inspiruar pas hyrjes në lojë të Alvaro Recobas, i cili momente më herët qëlloi shtyllën, Interi zvogëloi epërsinë me anë të Obafemi Martins, me asistimin e uruguajanit Recoba. Në kohën shtesë, Vieri barazoi në 2-2 dhe ishte Recoba ai që me një goditje fantastike me të majtën e tij realizoi golin e fitores së paharruar.
“Incredibile, Incredibile”, brohoriti komentatori i ndeshjes pas golit të vonshëm të Recobas. Mësimi – kurrë mos u largoni herët nga stadiumi.
1. Hungaria 2 – 3 Gjermania Perëndimore (Gjermania në ndjekje pranë rezultatit 2-0).
Një fakt shpeshherë i harruar është se Gjermania e fitoi Botërorin e parë nëntë vite para se të ishte themeluar Bundesliga. Që ekipi gjerman i amaterëve mundi hungarezët, superyje të asaj kohe, ishte një arritje e madhe, marrë parasysh se Hungaria mposhti 8-3 Gjermaninë më herët gjatë atij kampionati.
32 ndeshje pa humbje nëpër Kampionate Botërore ishte bilanci i artë i Hungarisë, para se të dyja ekipet të ishin takuar në Bern. Përkundër faktit se nuk ishte plotësisht në formë, Ferenc Puskas ia dha epërsinë Hungarisë në minutën e gjashtë, para se Zoltan Czibor ta dyfishojë epërsinë dy minuta më vonë.
Gjermania Perëndimore nuk u dorëzua dhe u kthye me anë të Max Morlock. Pas pjesës së parë, rezultati ishte i barazuar me anë të Helmut Rahn, para se të fillonte shiu i rrëmbyer. Falë shiut dhe përgatitjeve të skuadrës gjermane që luajti me topa të gjatë, ishte përsëri Helmut Rahn ai që realizoi golin e fitores vetëm gjashtë minuta para fundit të takimit. Tor! Tor! Tor! Tor! Brohoriti komentatori gjerman në atë që edhe sot njihet si “Mrekullia e Bernit”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë