LAJMI I FUNDIT:

Euro 2012 – Formacioni i rrethit të katërt

Euro 2012 – Formacioni i rrethit të katërt

Pos barazimit të keq të Shqipërisë në udhëtim te Bjellrusia, nga kjo xhiro e kualifikimeve për Euro 2012, si përfundim mund të nxjerrim dhe incidentin e ndodhur në Marassi, para ndeshjes Itali – Serbi, ku u dogj flamuri shqiptar.

Megjithatë, në këtë rreth pamë futboll të bukur. Kampionja e botës, Spanja, arriti që me vështirësi ta mposhtë Skocinë në Hampden Park, në një sfidë tejet interesante. Holanda nga ana tjetër ishte tepër e fortë për Suedinë, të cilën e shkatërroi me gola të dyfishtë nga Huntelaar dhe Afellay.

Portugalia u tregua e fortë për Islandën të cilën e mposhti në udhëtim, ashtu si Gjermania që ia tregoi vendin Kazakistanit. Dihet se barazimin e Shqipërisë e shfrytëzoi Franca, që tashmë është lidere në Grupin D. Vlen të përmendet fitorja sensacionale e Azerbajxhanit në shtëpi ndaj Turqisë.

Formacioni më i mirë i rrethit të katërt të kualifikimever për Euro 2012 (3-4-1-2):


Portier: Jakup Mikkelsen (Ishujt Faroe)

Mbrojtës: John Heitinga (Holandë), Philippe Mexes (Francë), Rashad Sadygov (Azerajxhan).

Mesfushorët: Ibrahim Afellay (Holandë), Xabi Alonso (Spanjë), Raul Meireles (Portugali), Valentin Stocker (Zvicër), Henrik Mkhitaryan (Armeni).

Sulmuesit: Klaas Jan Huntelaar (Holandë), Miroslav Klose (Gjermani).

Mikkelsen

Heitinga Mexes Sadygov

Afellay Alonso Meireles Stocker

Mkhitarayan

Huntelaar Klose