LAJMI I FUNDIT:

Europa League: Ekipi i rundit të dytë

Europa League: Ekipi i rundit të dytë

Sevilla dhe Young Boys që të dy ekipet janë të pranishme me nga dy lojtarë në ekipin më të mirë të javës, pasi ekipi spanjoll shënoi fitore minimale në fushë të Borussia Dormund, derisa zviceranët mposhtën Getafen.

Portieri i Sevillas, Andres Palop, është në portën e ekipit më të mirë të javës në Europa League, derisa në mbrojtje ka bashkëlotjarin e tij Martin Caceres.

Edhe pse Juventusi bëri një ndeshje të shkëlqyeshme për të nxjerrë barazim ndaj Manchester Cityt, asnjë lojtar i Biankonerëve nuk është gjendur në formacionin e javës. Në anën tjetër, City merr pjesë me autorin e golit të barazimit, Adam Johnson.

Në vazhdim më të mirët e rundit të dytë të fazës grupore të Europa League:


Portier: Andres Palop (Sevilla)

Mbrojtës: Scott Sutter (Young Boys); Manuel Arboleda (Lech Poznan); Luis Perea (Atletico Madrid); Martin Caceres (Sevilla);

Mesfushori: David Degen (Young Boys); Adam Johnson (Manchester City); Nene (Paris Saint-Germain)

Sulmues: Danko Lazovic (Zenit St Petersburg); Seydou Doumbia (CSKA Moska); Helder Postiga (Sporting)

Formacioni, 4-3-3:

Palop

Sutter – Perea – Arboleda – Caceres

Degen – Johnson – Nene

Lazovic – Doumbia – Postiga

/Telegrafi/