LAJMI I FUNDIT:

Serie A – Formacioni i javës së pestë

Serie A – Formacioni i javës së pestë

Roma edhe zyrtarisht ka dalë nga kriza e thellë e rezultateve, pas fitores minimale ndaj Interit me anë të golit të Vucinic, ndërsa Juventusi u rikthye fuqishëm me një fitore 4-2 ndaj Cagliarit, pas hettrikut të Milos Krasic.

Milanin nga ana tjetër e shpëtoi edhe një herë Zlatan Ibrahimovic në sfidën ndaj Genoas, të cilën Rossonerët e fituan minimalisht. Lazio përndryshe është në krye të tabelës në Serie A, pas fitores në transfertë te Chievo. Cesena iu përul në shtëpi Napolit, që e dërrmoi në 15 minutat e fundit.

Formacioni më i mirë i javës së pestë në Serie A (4-3-3):

Portier: Francesco Antonioli (Cesena)


Mbrojtësit: Stephan Lichtsteiner (Lazio), Christian Zapata (Udinese), Nicolas Burdisso (Roma), Lorenzo De Silvestri (Lazio).

Mesfushorët: Milos Krasic (Juventus), Sergio Almiron (Bari), Javier Pastore (Palermo).

Sulmuesit: Ezequiel Lavezzi (Napoli), Zlatan Ibrahimovic (Milan), Mirko Vucinic (Roma).

Antonioli

Lichtsteiner – Zapata – Burdisso – De Silvestri

Krasic – Almiron – Pastore

Lavezzi – Ibrahimovic – Vucinic