LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve: Më të mirët e rundit të parë

Liga e Kampionëve: Më të mirët e rundit të parë

Arsenali shënoi fitoren më bindëse të rundi të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe dominon në 11-shen më të mirë me tre lojtarë. Në nën tjetër Lionel Messi edhe një herë tregoi vlerat e tij duke qenë lojtari më i vlerësuar nga mediat angleze.

Me një mesatare prej 5.5 golash për ndeshje, në javën hapëse të Ligës së Kampionëve, nuk ka dyshime se lufta më e madhe për Ekipin e Javës ka qenë në radhët e sulmit.

Dhe, duke marrë parasysh se Arsenali shënoi fitoren më të madhe, 6-0 ndaj Sporting Braga, nuk është befasi të shohim tre lojtarë në formacion: Cesc Fabregas, Marouane Chamakh dhe Andrei Arshavin, që të gjithë në listën e shënuesve.

Fabregas ishte më i miri në radhët e Arsenalit, por megjithatë huqi të shënojë hat-trick si edhe huqi titullin Lojtari më i Mirë i Javës, i cili çmim, gjykuar sipas mediave angleze, shkon te sulmuesi i Barcelonës, Messi, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-1 ndaj Panathinaikos, pastaj goditi dy herë shtyllën derisa edhe ai kërkonte hat-trick.


Ylli i Bayern Munich, Miroslav Klose, dhe ai i Real Madridit, Mesut Ozil, kompletojnë gjashtëshen e lojtarëve në repartin ofensiv, me Thomas Mueller të Bayernit, Ronaldinon e Zlatan Ibrahimovic të Milanit dhe Tino Costa të Valencias që po ashtu shkëlqyen, por për të cilët nuk gjejmë vend.

Në mbrojtje, Rangers bëri një rezistencë të fuqishme ndaj Manchester United duke siguruar një vend në formacionin më të mirë me anë të Madjid Bougherra, ndërsa bashkëlojtari i tij, David Weir, ishte i pafat të zërë vendin e mbrojtësit të Cluj, Hugo Alcantara.

Alcantara shoqërohet në formacion nga një mbrojtës tjetër i Cluj, Ionut Rada, i cili është mbrojtësi më i vlerësuar këtë javë, pasi edhe shënoi në fitoren 2-1 të ekipit rumun ndaj zviceranëve të Basel.

Mbrojtësi i Chelseat, Branislav Ivanovic, plotëson mbrojtjen e javës, derisa portieri i Lyonit, Hugo Lloris, doli fitimtar ndaj rivalit të tij të Real Madridit, Iker Casillas.

Në vazhdim ekipi më i mirë i javës së parë të Ligës së Kampionëve,

Portier: Hugo Lloris (Lyon)

Mbrojtës: Branislav Ivanovic (Chelsea); Madjid Bougherra (Rangers); Hugo Alcantara (CFR Cluj); Ionut Rada (CFR Cluj).

Mesfushorë: Lionel Messi (Barcelona); Cesc Fabregas (Arsenal); Mesut Ozil (Real Madrid); Andrei Arshavin (Arsenal)

Sulmues: Miroslav Klose (Bayern Munich); Marouane Chamakh (Arsenal)

Formacioni i javës, 4-4-2:

Lloris

Ivanovic – Bougherra – Alcantara – Rada

Messi – Fabregas – Ozil – Arshavin

Klose – Chamakh

/Telegrafi/