LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Ekipi më i mirë i javës së parë

Serie A: Ekipi më i mirë i javës së parë

Alexandre Pato dhe Ronaldinho shkëlqyen për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore të thellë prej 4-0 ndaj Lecce në javën e parë të sezonit të ri në Serie A, dhe që të dy pushtojnë nga një vend në formacionin më të mirë të javës.

Dy ekipet tjera të rikthyera në Serie A, Cesena dhe Bologna, që të dyja arritën të nxjerrin barazime ndaj dy liderëve të sezonit të kaluar, Romës dhe Interit. Në të vërtetë ishin portierët e dyja ekipeve që treguan lojë të shkëlqyeshme, dhe luftuan për një vend në formacionin e javës. Megjithatë fitues kësaj here del ai i Cesena, Francesco Antonioli.

Më të mirët e javës së parë në Serie A:

Portier: Francesco Antonioli (Cesena)


Mbrojtës: Thiago Silva (Milan); Andrea Ranocchia (Genoa); Davide Astori (Cagliari)

Mesfushorë: Edgar Alvarez (Bari); Sergio Almiron (Bari); Andrea Pirlo (Milan); Yuto Nagatomo (Cesena)

Sulmues: Sebastian Giovinco (Parma); Ronaldinho (Milan); Alexandre Pato (Milan)

Forjmacioni 3-4-3

Antonioli

Thiago Silva – Ranocchia – Astori

Alvarez – Almiron – Pirlo – Nagatomo

Giovinco – Ronaldino – Pato

/Telegrafi/