LAJMI I FUNDIT:

Top 10 ekipet më të shtrenjta

Top 10 ekipet më të shtrenjta

Keni pyetur veten se vallë cili ekip është më i shtrenjti? Kur flasim për ekipin më të shtrenjtë, kemi të bëjmë me ekipin që ka lojtarët më të vlefshëm.

Lista e publikuar nga transfermarket.de shfaq në top 10-she disa prej ekipeve më të mëdha sot në botë dhe më shpenzuese, por një gjë që është vërejtur është mungesa e gjigantëve si Milani apo Juventusi.

Sidoqoftë, kur flasim për këtë listë, duhet të ndjekim një parim të caktuar. Klubi që ka vlerën më të vogël dhe i cili fiton tituj, është shumë më i suksesshëm se ndonjë skuadër me vlerë shumë më të madhe dhe që shkatërron çdo gjë përpara.

Radhitja e klubeve me vlerë më të madhe:


1. Barcelona, 543 milionë euro, Messi (100), Xavi (65), Iniesta (60)

2. Real Madrid, 518 milionë euro, Ronaldo (94), Kaka (50), Higuain (32)

3. Manchester City, 382.5 milionë euro, Tevez (34), Silva (32), Balotelli (26)

4. Inter, 323 milionë euro, Sneijder (45), Eto’o (37.5), Maicon (32)

5. Chelsea, 372.5 milionë euro, Essien (38), Lampard (36), Terry (35)

6. Manchester United, 370 milionë euro, Rooney (55), Vidiq (35), Evra (27)

7. Liverpool, 306 milionë euro, Torres (50), Gerrard (42), Mascherano (26)

8. Arsenal, 300 milionë euro, Fabregas (55), Arshavin (25), Van Persie (25)

9. Bayern Munich, 298 milionë euro, Ribery (45), Robben (40), Schweinsteiger (35)

10. Tottenham, 252 milionë euro, Modric (22), Lennon (21), Defoe (18)

/Telegrafi/