Me një fitore prej 2-0 ndaj Bayern Munichut, Interi u kurorëzua kampion i Evropës, duek kompletuar tripletën. Ndeshje kjo që do të mbahet gjatë në mend, sidomos nga tifozët nerazzurë. Një dygolësh i Militos fundosi Bayernin, që nuk arriti të fusë topin prapa Julio Cesarit, i cili ishte në formë metalike.
T’u hedhim një shikim më të mirëve dhe të dështuarve të finales, statistikave në numra dhe referimit në ndeshjen kryesore të sezonit.
Më të mirët
Diego Milito (Inter)
Sulmuesi argjentinas ishte lideri i sulmit kreativ të Interit gjatë gjithë sezonit, duke heshtur kritikët e tij të cilët thoshin se ai nuk mund të shënojë rregullisht në ndeshjet e mëdha. Ai shfaqi një paraqitje fenomenale, ndërsa me golin e dytë të shënuar, ai do të mbetet i gërryer në mendjet e interistëve me gjenerata e gjenerata që do të vijnë në të ardhmen. ‘Princi’ u bë ‘mbret’ në pjesën e kaltër të Milanos, në një natë ku lotët nuk pushonin…
Wesely Sneijder (Inter)
U rikthye më i fortë se kurrë në ish-terrenin e tij, ndërsa u tregoi madrilenëve se çfarë kanë lënë pas dore këtë sezon. Holandezi është motori që i jep fuqi sulmit zikaltër, ndërsa ia përgatiti golin e parë Militos me një pasim të thjeshtë, por të saktë. Ai është ndër më të merituarit pse Interi është kampion i Evropës.
Arjen Robben (Bayern Munich)
Bavarezët do të ishin eliminuar ‘shekuj’ më parë nga ky sezon i Ligës së Kampionëve po të mos ishin paraqitjet heroike të anësorit holandez. Paraqitjet e tij e inspiruan Bayernin të arrijë në finale, ndërsa holandezi deklasoi Chivun në shumë raste në finalen e madhe dhe po të përfundonte goditja e tij në portën e të pamposhturit Cesar, ndeshja do të merrte kah tjetër.
Walter Samuel (Inter)
‘Muri’ ishte i paluhatshëm këtë sezon dhe mbrojtësi i fortë e i mprehtë, e detyroi Maradonan ta marrë atë në kombëtare. Ai ishte lider i mbrojtjes në finalen e madhe, ndërsa bllokoi një goditje që do të mund të ishte fatale për skuadrën e tij.
Të dështuarit
Ivica Olic (Bayern Munich)
Sulmuesi i palodhshëm kroat shënoi shtatë gola në Ligën e Kampionëve, duke shënuar në ndeshje vendimtare si ndaj Juventusit, Manchester Unitedit dhe Lyonit, por nuk tregoi asgjë në finale. Një tentim në 10 minutat e para ishte gjithçka që tregoi ai, duke dështuar ta mposhtë Julio Cesarin, ndërsa u përplas me disfatën.
Chrisitan Chivu (Inter)
U duk se skena e Bernabeut ishte shumë e madhe për mbrojtësin rumun. Shumanshmëria e tij është tej mase e dobishme për skuadrën e tij, por ishte jashtë konceptit në finale. Ai pati të gjitha llojet e problemeve në atë se si ta ndal Robbenin në krah, ndërsa u zëvendësua në pjesën e dytë.
Daniel Van Buyten (Bayern Munich)
Kolosi i mbrojtjes bavareze u la përtokë nga Diego Milito, inteligjenca e të cilit e dërgoi gjigantin belg në publik. Van Buyten nuk ishte në gjendje të ndal Militon në atë situatën një me një, që e vendosi fituesin e natës finale të Ligës së Kampionëve.
Statistika në numra
21 – Numri i goditjeve që Bayerni i bëri në drejtim të portës së Interit
11 – Numri i goditjeve të Interit në drejtim të portës bavareze
55% – Përqindja e kompletimit të pasimeve të Arjen Robbenit
11.5 – Numri i kilometrave të vrapuar nga Bastian Shweinsteiger, më shumë në këtë finale
2/2 – Përqindja e golave/goditjeve të fituesit të takimit, Diego Milito
3 – Numri i kartonëve të verdhë të dhënë nga Howard Webb, në një ndeshje me 19 ndërhyrje të palejuara.
8 – Numri i goditjeve të bllokuara të Bayernit nga një futbollist i Interit
15 – Numri i topave të vjedhur nga Martin Demichelis
5 – Numri i trofeve të fituar të Jose Mourinhos gjatë dy viteve të fundit në krye të Interit.
Referimi – Situatat kontestuese të finales
Vendimi 1: Wesley Sneijder në Bastian Shweinsteigerin
Pas 14 minutave të futbollit të pastër dhe një dominimi modest të Bayernit, mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ishte i ashpër ndaj kundërshtarit të tij, duke rezultuar në vetëm një goditje të lirë. Bavarezët kërkuan më shumë.
Mendimi ynë: Howard Webb, nuk deshi të jepte një karton të verdhë të hershëm në këtë sfidë, ndërsa këtu do të duhej të ishte karton i verdhë.
Vendimi 2: Loja e mundshme me dorë nga Maicon
Disa minuta më vonë, pas rastit Sneijder, Arjen Robben ekzekutoi një rivënie nga këndi e cila shkoi në drejtim të Daniel Van Buytenit. Megjithatë, Van Buyten, nuk ka llogaritur në duelin ajror me Maiconin, që u shfaq me krahun e tij për të ndaluar një gol nga pala kundërshtare.
Mendimi ynë: Kjo ishte penalti. Ishte një rast i pastër i ‘hendbollit’ në futboll, ndërsa kjo paraqitet në raste kur mbrojtësit kanë dy zgjidhje: Ose të pranojnë gol, ose ta largojnë rrezikun me dorë, ndërsa kjo u shfaq dhe në këtë rast. Në këtë situatë, Howard Webb nuk kishte pozitë të mirë, ndërsa ky rast i kaloi pa e parë si duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRenditet 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal
Rivaldo ka parë diçka shqetësuese te Vinicius dhe Mbappe
Erik ten Hag përballet me shkarkim këtë fundjavë me pozicionin 'e paqëndrueshëm'
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë