LAJMI I FUNDIT:

Cana, njëri nga tre më të mirët e Sunderlandit

Cana, njëri nga tre më të mirët e Sunderlandit

Ishte ky një sezon interesant në Stadiumin e Dritave të Sunderlandit, skuadër e cila pësoi rritje dhe rënie përgjatë një sezoni të paharruar në debutimin e Steve Bruce si menaxher i klubit, i cili arriti të komponojë një skuadër të dobishme, e ardhmja e së cilës është e ndritur.

Telegrafi.com i ka hedhur një shikim radhëve të Sunderlandit, për të përcaktuar më të mirët e këtij sezoni tek ‘macet e zeza’.

3. Craig Gordon – Numri një i portës së kombëtares skoceze ka treguar se pse vlen 9 milionë funte kur erdhi nga Heart of Midlothian në Sunderland. Pas dështimit të tij në sezonin e parë, këtë sezon ai ishte fantastik dhe duke parë moshën e tij të re (27 vjeçar), skuadra e tij mund të presë lirisht më shumë nga ai në të ardhmen.

2. Lorik Cana – Forma e ‘titanit’ kosovar ishte e njëjtë si forma e skuadrës së tij, start fantastik, vazhdim i komplikuar dhe finish metalik. Në përgjithësi, paraqitjet e ‘uraganit’ të mesfushës së Sunderlandit në bashkëpunim me Lee Catermole vërtetë shkaktoi entuziazëm të paparë te tifozët e klubit nga Stadiumi i Dritave. Në fakt, këto paraqitje solide të Canës kanë bërë që Steve Bruce ta vërejë aftësinë e tij prej një lideri, duke e emëruar atë vetëm disa muaj pas transferimit si kapiten të klubit.


1. Darren Bent – Pa kurrfarë dyshimi më i miri i Sunderlandit në fazën ofensive. 10 milionë funtet e paguara nga Bruce për të janë më se të shpaguara kur dihet se Bent ka qëlluar 25 herë sivjet portat kundërshtare dhe për më shumë ka shënuar golat e fitores në takimet ndaj Liverpoolit dhe Arsenalit, duke shtuar dhe një dygolësh ndaj ish-klubit, Tottemnham. Do të jetë e vështirë për Fabio Capellon ta injorojë Darren Bentin dhe cilësitë e tij prej një sulmuesi, kur Botërori është gjithnjë e më pranë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Premier League
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Bundesliga
Kalo në kategori