LAJMI I FUNDIT:

Serie A – Formacioni më i mirë i javës së 35-të

Serie A – Formacioni më i mirë i javës së 35-të

Interi u rikthye në krye të Serie A, pas një paraqitjeje solide ndaj Atalantas, duke shfrytëzuar dhe rrëshqitjen e Romës që u mposht në Olimpico nga Sampdoria në derbin e kësaj jave. Juventusi më në fund iu rikthye fitoreve duke e deklasuar Barin në shtëpi, ashtu si Livorno që mposhti Catanian para tifozëve të vet. Fiorentina u mposht nga Chievo në Artemio Francchi, ashtu si Genoa në Marassi nga Lazio që ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Formacioni më i mirë i javës së 35-të në Serie A (4-3-3):

Portier: Federico Marchetti (Cagliari)

Mbrojtës: Gennaro Sardo (Chievo), Andre Dias (Lazio), Giorgio Chiellini (Juventus), Javier Zanetti (Inter)


Mesfushorë: Mauricio Isla (Udinese), Javier Pastore (Palermo), Alexis Sanchez (Udinese)

Sulmues: Fabrizio Miccoli (Palermo), Giampaolo Pazzini (Sampdoria), Vincenzo Iaquinta (Juventus)

/Telegrafi/