LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Formacioni i javës së 32-të

Serie A: Formacioni i javës së 32-të

Interi u tregua përsëri i hekurt duke e deklasuar Bolognan. Roma mbajti mezi hapin pas fitores ndaj Barit, kurse Milani arriti fitore dramatike në Sardenja ndaj Cagliarit. Palermo pësoi në derbin Sicilian ndaj Catanias, ashtu si Juventusi që u turpërua nga Udinese për të komplikuar punët për pozitën e katërt. Në luftën për mbijetesë gjërat po sqarohen pas barazimit të Livornos.

Formacioni më i mirë i javës së 32-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Nelson Dida (Milan)

Mbrojtës: Christian Zapata (Udinese), Juan (Roma), Thomas Manfredini (Atalanta).


Mesfushorë: Lorenzo De Silvestri (Fiorentina), Marek Hamsik (Napoli), Thiago Motta (Inter), Franko Semioli (Sampdoria)

Sulmues: Mario Balotelli (Inter), Maxi Lopez (Catania), Antonio Di Natale (Udinese)

Dida

Zapata – Juan – Manfredini

De Silvestri – Hamsik – Thiago Motta – Semioli

Balotelli – Maxi Lopez – Di Natale

/Telegrafi/