LAJMI I FUNDIT:

Favoritët e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve

Favoritët e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve

Shorti i tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës, përveç se garanton spektakël të kategorisë së lartë, garanton edhe rishikim të historisë. Është mbresëlënës fakti që një skuadër franceze do të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas shtatë sezonesh. Kjo nuk është e tëra. Kujtimet nga finalja e infarktit e vitit 1999 ndërmjet Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit mund të përsëritet, pasi që dy skuadrat me traditë në Ligën e Kampionëve takohen përsëri. Le t’i hedhim një shikim secilës ndeshje një nga një, dhe le të nxjerrim një favorit të pranueshëm për të gjithë, nga çdo përballje.

Lyon – Bordeaux

Shumë pak njerëz kanë menduar se Lyoni do të mund ta eliminojë Real Madridin, por francezët pos që fituan në ndeshjen e parë, në të dytën i dënuan keq Los Blancos. Bordeaux nga ana tjetër pati formën më të mirë se çdo skuadër tjetër në fazën grupore duke grumbulluar 16 nga 18 pikët e mundshme për t’u fituar, por, pjesa e dytë ndaj Olympiakosit lë pak për të shpresuar. Në ndeshjen mes Lyonit dhe Bordeaux në Ligën franceze ishin Les Girondins ata që fituan 1-0 në transfertë, në Stade Gerland.

Lyoni është favorit i lehtë për shkak të përvojës në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, kurrë nuk i dihet. Nuk duhet të befasohemi nëse shohim njërën prej dy skuadrave franceze në finalen e Madridit.


Bayern Munich – Manchester United

Këto dy klube kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, me Unitedin që mposhti gjermanët në finalen historike të 1999 dhe me Bayernin që mposhti anglezët në vitin 2001 për të fituar Ligën e Kampionëve. Gjë tjetër e përbashkët është se të dyja këto skuadra eliminuan skuadra italiane në të tetën e finales.

Kjo ndeshje është vështirë e parashikueshme, por Manchester Unitedi është favorit për këtë sfidë. Nuk duhet harruar as Bayerni që ka një Arjen Robben të cilin e njeh mirë United, dhe i cili do të garantojë spektakël, sidomos në ndeshjen kthyese që zhvillohet ne Old Trafford.

Arsenal – Barcelona

Kujtimet e finales së vitit 2006 janë ende të freskëta, kur Barcelona ia morri titullin Arsenalit pas 75 minutash lojë, kur Arsenali ishte me 10 lojtarë dhe duke avancuar 1-0. Nuk do të jeni të gabuar nëse mendoni se Arsenali do të kërkojë hakmarrje, pasi që kemi të bëjmë me dy prej skuadrave me futbollin më të bukur në botë. Barcelona nuk është ajo e vitit 2009 por duke parë ndeshjen kthyese në Camp Nou, i bën ata favoritët e vegjël të kësaj sfide.

Eh kur jemi te ndeshja kthyese, kjo mund të jetë dhe pika kryesore e këtij sezoni. Barcelona ka rrugën më të pastër për në finale (nëse eliminon Topçinjtë), pasi që në gjysmëfinale do të ketë punë me fituesin e duelit Inter – CSKA, dhe natyrisht ndeshjen e dytë e ka në Camp Nou.

Inter – CSKA Moska

Gazetarët italianë në Nyon të Zvicrës ishin plotë buzëqeshje pas shortit të tërhequr, që pa Interin të luajë me CSKA Moskën në çerekfinale. Sidoqoftë nuk do të jetë dhe aq lehtë ndaj rusëve që eliminuan një Sevilla midis Ramon Sanchez Pizjuan. Interi tregoi klasin ndaj Chelseat, dhe pritet që të bëjë presion në ndeshjen e parë në San Siro për të kryer punën para udhëtimit në Rusi.

Jose Mourinho udhëtoi këtë sezon dy herë për në lindjen e afërt, kur u takua ndaj Rubin Kazanit në Rusi dhe ndaj Dinamo Kievit të Ukrainës. Skuadra e Mourinhos mund të marrë moral për tu kualifikuar në gjysmëfinale, për tu hakmarrë ndaj Barcelonës, pasi që kanë mbetur edhe ca hesape pa sqaruar mes Guardiolës dhe Mourinhos…

Si mendoni ju vizitorë të nderuar, cili është klubi që do të triumfojë në finalen e madhe të Bernabeut më 22 Maj? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori