Lionel Messi ka rigjetur formën e tij më të mirë, si në La Liga ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, duke vënë në pah vepra të ndryshme ‘artistike’ të cilat natyrisht se nuk i takojnë fushës së futbollit por Muzeut të Luvrit në Paris. Sidoqoftë, vendi ku Messi po shkruan histori është fusha e blertë, dhe ne sqarojmë gjasat e Messit për të fituar Topin e Artë për të dytën herë radhazi.
Lionel Messi mund të jetë lindur para 22 vitesh, por çdoherë që hy në fushë, ai duket të jetë rilindur, të jetë më i ri, dhe të jetë i freskët. Ndjeni se ai po bart veshje magjike sportive, speciale, si dhuratë nga lindja e largët, veriu i largët apo kudo qoftë tjetër. Ekziston vetëm një Messi, “El Messiah”- shpëtimtari i Barcelonës.
Të mërkurën mbrëma, Messi ishte aq i mirë, sa që detyroi televizionin anglez ITV të pranojë se ai është futbollisti më i mirë në botë, duke e mposhtur Wayne Rooneyn, dhe natyrisht se Messi është më i miri. Kjo tingëllon pak e çuditshme pasi që mediat angleze, në shumë raste, besojnë se nuk ekziston futbolli jashtë ishullit. Sidoqoftë, ndeshja ndaj Stuttgartit nuk ishte ndonjë supersfidë, por pa një Xavi dhe me Ibrahimovicin në bankën e rezervistëve, Messi ishte padyshim në qendër të vëmendjes.
Në fund të takimit përballë Stuttgartit, Messi ishte njeriu i vetëm për të cilin flitej. Ai ishte, thjeshtë, në çdo pjesë të fushës që një futbollist do të mund të luante, dhe bëri gjithçka në fushë që një futbollist është e mundshme të bëjë (përpos se të përjashtohej).
‘El Messiah’ vrapoi gati gjysmën e terrenit duke bërë sllallom me lojtarët e Stuttgartit, dhe më pas lansoi një raketë të butë argjentinase për të mposhtur portierin për pension Jens Lehman. Messi përgatiti golin e dytë të shënuar nga Pedro Rodriguez, me një pasim që vetëm Xavi mund ta bëjë, dhe në fund të sfidës shpejtë e shpejtë bëri dhe një vepër artistike, për të qenë shumë pranë het-trikut. Një komentator pas gjithë kësaj tha: “ Duket se ai i bën të gjitha vetë”.
Por nuk është ashtu, sepse Messi nuk ishte i vetmuar. Dani Alves ishte fantastik të mërkurën mbrëma, duke detyruar shumë analistë ta quajnë futbollistin më të talentuar në planet. Pedro ishte përsëri i shkëlqyer, Toure mbuloi mungesën e Xavit, Maxwell u kënaq duke sulmuar, kurse Thierry Henry bënte turizëm në Camp Nou. Megjithatë, ishte Messi ai që i la nën hije të gjithë këta më lartë.
Edhe në fundjavën që shkoi, Messi shfaqi paraqitje fenomenale duke shënuar një het-trik të jashtëzakonshëm ndaj Valencias. Sa për kuriozitet, të tri golat e shënuar janë të ngjashëm dhe nga e njëjta anë, por i pari ishte thjeshtë i papërshkrueshëm. Nuk ishte një goditje nga ‘375 metra’ dhe jashtë stadiumit, gol i tipave që shënohen 1 në 10, por ishte një bashkëdyzim i vizionit, teknikës, dhe shkathtësisë, një përzierje e mirë e poezisë dhe prozës. Për një moment është dukur se Messi do të ishte i pandalshëm në gjithçka, në gjithçka.
Por, cilët janë faktorët që Lionel Messi ka dështuar me Argjentinën? Shumë analistë thonë se ai po bën mrekulli në Barcelonë për shkak se është i rrethuar nga super-lojtarë si Xavi dhe Iniesta, gjë që është e vërtetë, por, ka edhe diçka tjetër prapa kësaj. Messi është pjesë e një sistemi në Barcelonë, që është mirë i organizuar, dhe i vënë mirë në funksion, por tek Argjentina, Maradona ka dështuar të krijojë një ambient të tillë. Derisa Messi të mos e shpjerë Argjentinën deri në maje të më të mirit të rruzullit, atëherë gjithnjë gishtat do të jenë të drejtuar kah ai.
Por, duke u bazuar vetëm në futbollin që e luan me Barcelonën, është thuajse e pamundur që Messi të mos e fitojë Topin e Artë edhe këtë vit, nëse Barcelona fiton Ligën e Kampionëve. Natyrisht, Cristiano Ronaldo ishte fantastik në La Liga dhe Wayne Rooney i jashtëzakonshëm në Ligën Premier, por një lëvizje e Messit bën që të harrojmë për një moment nëse ekzistojnë Ronaldo apo Rooney.
Një gjë dihet: Messi është në rrugë të mirë për tu bërë Maradona II dhe njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij
McGregor ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën: The Notorious bëhet pjesë e sportit më brutal në botë
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A
Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madridi ka piketuar yllin e Liverpoolit si objektiv për ta përforcuar mbrojtjen
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë