LAJMI I FUNDIT:

Serie A, formacioni i javës së 19-të

Serie A, formacioni i javës së 19-të

Në javën e 19-të të Kampionatit italian është regjistruar derbi ndërmjet Juventusit dhe Milanit, të cilin e fituan Rossonerët. Interi ka mposhtur Sienan në ndeshjen dramatike që përfundoi 4-3. Roma ka shënuar fitore minimale kundër Chievos, derisa fitore kanë shënuar edhe Napoli, Fiorentina dhe Genoa.

Njëmbëdhjetëshi më i mirë i javës së 19-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Stefano Sorrentino (Chievo)

Mbrojtës: Thiago Silva (Milan), Juan (Roma), Alessandro Nesta (Milan)


Mesfushorë: Christian Maggio (Napoli), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Wesley Sneijder (Inter), Giandomenico Mesto (Genoa)

Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Massimo Maccarone (Siena), Ronaldinho (Milan)

/Telegrafi/