LAJMI I FUNDIT:

Futbolli italian në dekadën e fundit

Futbolli italian në dekadën e fundit

Dhjetë momentet më kryesore që spikatën në futbollin italian dekadën e fundit.

10. (2009) – Plani për stadiumet

Një nga kritikat më të ashpra që futbolli italian ka marrë gjatë këtyre dhjetë viteve, është paaftësia për t’u përshtatur me pjesën tjetër të futbollit evropian. Sidomos prirjes evropiane për të ndërtuar stadiume të rehatshëm, familjarë, të ngrohtë dhe miqësorë për tifozët dhe mbi të gjitha të mëvetësishëm, Italia nuk ka ditur t’i përgjigjet. Prandaj, vendimet e Juventusit, Fiorentinas, Romës dhe ndoshta Interit për të ndërtuar stadiume të rinj, mund të shihen si një shenjë optimizmi. Në të ardhmen ky mund të bëhet një fenomen mjaft i përhapur në futbollin italian, megjithatë, duhet të presim vitin 2019 për të parë.

9. (2006) – Fabio Cannavaro fiton “Topin e Artë”


Pas paraqitjeve të shkëlqyera që ndihmuan Italinë të fitojë Kupën e Botës në Gjermani në vitin 2006, Fabio Cannavaro me të drejtë u shpall fitues i “Topit të Artë”. Mbrojtësi i fundit që e kishte fituar këtë trofe ishte Franck Beckenbauer në vitin 1976. Gjithashtu, Canavaro është lojtari i parë italian që e merr këtë çmim, pas Roberto Baggios, i cili e fitoi në vitin 1993.

8. (2003) – Finalja e Ligës së Kampionëve, e gjitha italiane

Edhe pse nuk ishte një ndeshje spektakolare, përballja e dy ekipeve italiane me më shumë trofe në finalen e “Old Traffordit” në vitin 2003, ishte një kënaqësi për të gjithë tifozët e futbollit italian. Arritja e vërtetë për këto dy klube ishte eliminimi i “gjigantëve” në fazat e mëparshme. Juventusi la jashtë Barcelonën dhe Realin e Madridit, ndërkohë që Milani u rendit i pari në grupin ku bënte pjesë Reali dhe Borussia e Dortmundit dhe në gjysmëfinale eliminoi Interin.

7. (2004/2007) – Rikthimi i Fiorentinas dhe Napolit

Pas falimentimit përkatësisht në vitin 2002 dhe 2004, Fiorentina dhe Napoli u ringjitën në Serinë A, aty ku gjithmonë kishin qenë në vendet më të larta të renditjes. Historia e këtyre klubeve është e lidhur me kulturën e ngritjes dhe rrëzimit të disa klubeve italiane gjatë viteve ’90, të cilat ishin të detyruara të paguanin për spekulimet me shifrat e parave. Tashmë ata janë përsëri në nivelet e larta të futbollit në Itali dhe jo vetëm.

6. (2000/2001) – Titujt kampionë njëri pas tjetrit për skuadrat kryeqytetase

Për Lazion ishte titulli i parë pas 26 vitesh, i cili menjëherë më pas u ndoq nga Roma, që e ngrinte kupën e Serisë A pas 18 vjetësh “agjërimi”. Megjithëse të dy klubet prej asaj kohe kanë pasur probleme të vazhdueshme financiare, suksesi i dyfishtë i Romës dhe i Lazios çoi në një “ringjallje” të futbollit jugor në Itali. Sot kjo është bërë më e dukshme me praninë e Barit, Napolit, Palermos apo Catanias, të cilët përfaqësojnë ato rajone të harruara të gadishullit.

5. (2008) – Ndeshja e 1.000-të e Paolo Maldinit

Megjithëse si zëvendësues në një ndeshje të zakonshme të Serisë A ndaj Parmës në transfertë, 16 shkurti i vitit 2008 do të mbahet mend për ndeshjen e 1000-të të Paolo Maldinit si profesionist, më tepër se 23 vite pas debutimit. Kapiteni legjendar ia kushtoi gjithë karrierën e vet Milanit, me të cilin fitoi gjithsej 27 tituj. Megjithatë, ai nuk arriti të fitojë asnjë trofe me kombëtaren, edhe pse fitoi 126 ndeshje, derisa zhveshi përfundimisht fanellën ‘azurre’ në vitin 2002.

4. (2000) – Francesco Toldo sfidon Holandën

Amsterdam 2000. Është momenti i Francesco Toldos. Përveçse priti dy penallti, portieri italian bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian ndaj Holandës, të cilën Italia e mundi 3-1 me penallti (për të shkuar në finale, ku u mposht 2-1 nga Franca në kohën shtesë). E paharrueshme është pritja e penalltisë së Pol Bosvelt.

3. (2007) – “Hakmarrja” e Milanit

Pas turpërimit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2005, kur kryesonte me tre gola avantazh ndaj Liverpulit, dy vjet më vonë, kuqezinjtë realizuan “hakmarrjen” e shumëpritur në Athinë. Në një periudhë kur futbolli italian dukej i zhytur në krizë, dy golat e Inzaghit i dhanë titullin e shtatë evropian Milanit.

2. (2006) – Fabio Grosso si Tardeli

“Gjermanët nuk i humbasin penalltitë”. Ky ishte mendimi që qarkullonte në mendjen e tifozëve italianë dhe i bënte ata pesimistë mbi mundësitë e Italisë për të vzhduar më tej në Kupën e Botës, kur kishin mbetur vetëm dy minuta nga përfundimi i kohës shtesë në gjysmëfinalen përballë Gjermanisë. Por një pasim i Andrea Pirlos nxjerr të lirë Fabio Grosson dhe anësori që në atë kohë luante me Palermon, lëshon një të majtë të fuqishme, duke mposhtur portierin Jens Lehman. Mënyra e festimit të Grossos nuk ishte parë prej 24 vitesh…

1. (2006) – Lavdia e Kupës së Botës

Triumfi i papritur në Berlin i bëri italianët “mbretër” të botës për të katërtën herë në histori, duke mbetur vetëm një trofe pas Brazilit, që ka fituar pesë Kampionate Botërorë. Në një kohë kur kujtimet e skandalit të “Calciopolit” ende nuk ishin shuar, djemtë e Marçelo Lipit treguan një mentalitet fitues që nuk ishte parë prej vitit 1982. Triumfi i italianëve u vu në dyshim nga disa momente të veçanta, duke përfshirë barazimin 1-1 ndaj SHBA-ve, ku gjyqtari u detyrua të nxjerrë tre kartonë të kuq, penalltia e dyshimtë e Francesco Tottit që i dha fitoren Italisë përballë Australisë dhe goditja me kokë e Zidanit ndaj Materazzit në finale. Megjithatë, këto episode ia vlejtën për fitoren historike në Berlin. /GazetaStart/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori