LAJMI I FUNDIT:

La Liga: 11-shja më e mirë e javës së 34-të

La Liga: 11-shja më e mirë e javës së 34-të

Barcelona e bëri të vetin stadiumin Bernabeu kur shënoi fitore 6-2 ndaj Real Madridit gjatë vikendit, me të cilën fitore fiku çdo shpresë të kampionit në fuqi për të mbrojtur titullin.

Katër lojtarë të 11-shes më të mirë të javës në La Liga vijnë pikërisht nga Barcelona. Me nga dy gola të shënuar, Thierry Henry dhe Lionel Messi, shoqërohen në ekipin më të mirë të javës edhe nga Xavi dhe Gerard Pique.

Ekipi më i mirë i javës në La Liga:

Portier:
Gorka Iraizoz (Athletic Bilbao)

Mbrojtës: Gerard Pique (Barcelona); Boris (Numancia); Nico Pareja (Espanyol)

Mesfushorë: J
uanma Ortiz (Almeria); Xavi (Barcelona); Ivan de la Pena (Espanyol); Thierry Henry (Barcelona)


Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Diego Forlan (Atletico Madrid); Freddy Kanoute (Sevilla)

Formacioni 3-4-3

Iraizoz

Pique – Boris – Pareja

Ortiz – Xavi – De la Pena – Henry

Messi – Forlan – Kanoute