LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i mbrojtjes madrilene

Dështimi i mbrojtjes madrilene

Humbja e të martës e Mbretërve nga Madridit në përballje me Juventusin në Torino, tregon edhe njëherë paaftësinë e hierarkisë së Realit në transferimin e mbrojtësve më stabilë.

Humbja e kampionëve të Spanjës nuk ishte befasi duke marr parasysh disa nga faktet të cilat e favorizojnë Juventusin, siç është motivimi që ka pasur Zonja e Vjetër pas pesë dështimeve radhazi për të shënuar fitore, pastaj loja është zhvilluar në Torino dhe fati nuk ishte në anën e Realit.

Mirëpo, Reali përsëri ka qenë më i favorizuar, pasi që skuadra e Juves ishte me mungesa të shumta si pasojë e lëndimeve, ndërsa luanin lojtarë të zgjedhjes së dytë, madje edhe të tretë, si dhe Bianconerët kanë shfaqur një formë të dobët, derisa nëse kësaj i shtohet edhe presioni i mundshëm i largimit të trajnerit Claudio Ranieri dhe disa drejtuesve tjerë në hierarkinë e skuadrës italiane, dhe se tifozët nuk ishin të lumtur, ndeshja nuk u zhvillua në Delle Alpi- të gjitha këto e favorizojnë Madridin.

Edhe pse drejtuesit e Realit ia lënë fajin ‘fatit’, që vërtetë nuk ishte në anën e Realit, mirëpo ajo që ndodhi ishte dështimi i Cannavaros dhe Pepes, derisa Heinze ishte jashtë pozicionit të tij.


Me fjalë tjera, derisa kjo skuadër e ‘varfër’ e Juventusit nuk pati shumë raste tjera, ekzistonte mundësia për të shënuar edhe më shumë pasi që mbrojtja madrilene nuk ishte e sigurt, dhe po të ishte e gjithë skuadra e kompletuar juventine, Mbretërit do ta kishin pasur shumë më të vështirë.

Problemet te Madridit janë gjithmonë të njëjta. Mbrojtja ndërrohet shumë shpesh, qendërmbrojtësit nuk mund të luajnë një ndeshje pa gabime, Iker Casillasi edhe pse është njëri nga portierët më të mirë në botë nuk mund t’i ndalë të gjithë golat vetë. Derisa fjalë të mira ka vetëm për fazën ofanzive të skuadrës, e cila në ndeshjen në Torino pati mungesë fati. Mirëpo një skuadër e madhe, siç është Real Madridi, përveç sulmit duhet të ketë edhe mbrojtje të sigurt.

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori