LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Ronaldos

Rrëfimi i Ronaldos

Asi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka treguar arsyet për dëshirën e tij për t’u transferuar në Real Madrid, dhe njëkohësisht ka njoftuar se qëndrimi në Old Trafford është një nder i madh për të.

Portugezi publikisht ka njoftuar se ai do të mbetet në Manchester United, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme dhe deklaratave kontroverse të cilat e lidhnin mesfushorin e krahut me mbretërit e Real Madrid.

“Jam takuar me trajnerin tim në Lisbonë dhe ishte një bisedë e sinqertë ndërmjet dy njerëzve të cilët e respektojnë njëri-tjetrin. Ajo që kemi thënë mbetet mes nesh”.

“Njerëzit e dinë se vetëm dëshira e madhe për të luajtur në Bernabeu më ka bërë të mendoj për t’u larguar nga Old Trafford. Manchester United është një skuadër e cila gjithmonë do të mbetet në zemrën time dhe kjo gjithmonë do të jetë e vërtetë, pavarësisht se çka ndodh në të ardhmen”.


“Unë e di se çfarë ka bërë kjo skuadër për mua dhe gjithmonë do të jem falënderues, pa marrë parasysh pasojat. Mirëpo pavarësisht kësaj kam shpresuar se vullneti im dhe arsyet e mia do të kuptoheshin”.

“Pasi fituam Ligën e Kampionëve, mendova se në pesë vitet e qëndrimit tim këtu e kam ndihmuar skuadrën të fitojë gjithçka që mund të fitohet. Kemi fituar dy tituj të Ligës Premier radhazi, Ligën e Kampionëve, ndërsa unë kam fituar shumë tituj personal”.

“Kjo është arsyeja që më shtyri të mendoj e ndoshta kam nevojë për një sfidë të re. Nga ana tjetër unë kurrë nuk e kam fshehur dëshirën për të luajtur në Spanjë, dhe në Real Madrid, dhe kam menduar se ky ishte momenti i duhur për të shkuar atje. Manchesteri dhe Reali janë padyshim dy klubet më të mëdha në botë, prandaj ka qenë shumë vështirë për mua që të vendos. Përveç sfidës së re profesionale, shumica e dinë se kultura dhe mënyra e jetesës në Spanjë janë më të afërta me ato në Portugali. Këto ishin në fakt arsyet që më bënë të mendoj për një largim”.

Ronaldo e ka shfrytëzuar këtë rrëfim për të treguar se paratë të cilat i kishte ofruar Reali nuk janë arsyeja (të cilën e kishte pohuar Sir Alex) pse portugezi ka pasur dëshirë të luajë në Santiago Bernabeu.

“E di se ka njerëz që mendojnë se unë kam dashur një rogë më të madhe, të tjerë do të dëshirojnë ta ndërlidhin dëshirën time për ta thyer rekordin e transferimeve në moshë 23-vjeçare. Është fakt që jam krenar që puna ime çmohet, mirëpo asnjëra nga këto dy arsye nuk çojnë peshë në vendimin tim. Në fakt nëse i dëshiroj vetëm paratë unë kurrë nuk do të largohesha nga Manchester United, pasi që këtu fitoj shumë më tepër se sa më duhen”.

“Si shtesë e shkaqeve për t’u larguar është edhe familja ime. Në Madrid do të isha vetëm një orë larg me aeroplan nga nëna ime dhe njëkohësisht do t’i shërbeja një klubi siç është Real Madridi”.

“Si do që të jetë të gjithë bashkë kemi vendosur që unë të vazhdoj ta mbaj numrin 7 në fanellën e Manchester United. Kjo nuk është sakrificë e imja por një nder i madh. Ka shumë gjëra të rëndësishme për të fituar në Angli dhe do ta jap më të mirën për Manchesterin, pa harruar fitoret e Premir Leagues dhe garat e tjera”.

Ronaldo ka folur edhe për tifozët e Djajve të Kuq të cilët ndoshta nuk do ta mirëpresin atë pasi kishte deklaruar se ndoshta nuk do të kthehet më në Old Trafford.

“Sinqerisht mendoj se ekziston mundësia që tifozët të sillen keq me mua, mirëpo besoj se kjo nuk do të ndodhë”.

“E di se jam profesionist i mirë dhe po ashtu e di se askush nuk mund të kërkojë më shumë nga vetja se unë, dhe do të vazhdoj kështu pavarësisht pasojave. Kënaqësia më e madhe në karrierën time ka qenë fitimi i Ligës së Kampionëve dhe askush nuk mund ta fshijë këtë nga kujtesa ime. Po ashtu askush nuk do të mund ta mohojë faktin se e kam shënuar këtë fitore duke e mbajtur fanellën e Manchester Unitedit”.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori