LAJMI I FUNDIT:

Tre transferët me të këqij që spekulohen këto ditë

Tre  transferët me të këqij që spekulohen këto ditë

Vazhdimisht ekzistojnë spekulime për disa transferime të cilat janë thjeshtë të "pamundshme", mirëpo ka edhe disa prej tyre të cilët sadopak përmbajnë diçka të vërtetë në vete, mirëpo do të konsideroheshin transferimet më të paqëlluara të sezonit nëse do të ndodhnin.




Lionel Messi te Zeniti

Sipas shtypit rus, Zeniti do ta lejonte yllin e tyre, Andrei Arshavin të kalojë të kalojë te Barcelona, por me kusht që argjentinasi, Lionel Messi, të shkojë në drejtim të kundërt. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, rusët kërkojnë edhe 20 milionë euro kompensim.


Marcos Senna te Genoa

Pavarësisht se duket e pamundur që Senna t’i bashkohet një skuadre mesatare në Serie A duke pasur parasysh formën e shkëlqyer të tij gjatë Kampionatit evropian, Genoa nuk u zmbraps ta kërkonte atë. Pavarësisht se Juventus dhe Arsenal e kërkojnë, spekulohet se Genoa i ka ofruar një kontratë prej pesë apo gjashtë milionë euro në vit, ndërsa nuk do të ishte çudi po ta shihnim Sennan sezonin e ardhshëm duke luajtur për Genoan.

Ronaldinho te LA Galaxy

Paratë të cilat i jepte skuadra e Los Angeles Galaxy, nxitën spekulimet për një kalim të mundshëm të asit brazilian, Ronaldinho, në skuadrën ku luan David Beckham. Sipas mediave angleze, skuadra e cila luan në MLS ka përgatitur një mega-ofertë për asin e Barcës. Spekulohet se rreth 18 milionë euro në vit do t’i takonin ish-lojtarit të PSG. Megjithatë, menaxheri dhe vëllai i tij, De Assis, e mohoi këtë gjë duke thënë se Ronaldinho ka edhe pesë apo gjashtë vite para vetes për të qenë pjesë e elitës së futbollit botëror.

Në trend Sport

Më shumë
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Ligat tjera
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Kalo në kategori