LAJMI I FUNDIT:

Surprizat dhe zhgënjimet e Euro 2008

Surprizat dhe zhgënjimet e Euro 2008

Surpriza, konfirmime, zhgënjime. Kampionati Evropian i pati të gjitha gjatë 31 ndeshjeve të zhvilluara në harkun e 22 ditëve, që kulmuan me fitimin e titullit nga Spanja, i dyti në historinë e saj, pas atij të vitit 1964.

SURPRIZAT

Por, edhe pse mesfushori spanjoll Xavi Hernandez u zgjodh të hënën si lojtari më i mirë i Euro 2008-s, padyshim që Evropiani pati një numër të madh lojtarësh që mund ta meritonin atë çmim. Një nga këta mund të ishte edhe rusi Andrei Arshavin.


Me aftësinë e tij të jashtëzakonshme në përkëdheljen e topit, por i larguar nga Europiani vetëm pas dy ndeshjesh, kur Rusia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, ai mundi të jetë në vëmendjen e gjithë botës sportive me vetëm 180 minuta të luajtura. Ylli i Zenit St. Petersburgut e vendosi nën këmbët e tij Evropën falë sensit të tij të driblimeve dhe shpejtësisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin e majtë rus Yuri Zhirkov, më i mirë i turneut në rolin e tij.

“Unë kam katërfishuar vlerën time në merkato”, tha Luka Modric, i mbiquajturi “Cruijff kroat’, i blerë nga Tottenhemi. Një artist i vërtetë me topin, por që nuk mundi të shmangë eliminimin e ekipit të tij në çerekfinale kundër Turqisë.

KONFIRMIMET

Janë të shumta. Më të famshmit janë dy holandezët e Realit të Madridit, Arjen Robben e Wesley Sneijder, autorë të dy golave të jashtëzakonshëm kundër Francës. Edhe skuadra turke pati konfirmimet e saj: Hamit Altintop dhe sulmuesi i Fenerbahçes, Semih Senturk, golashënuesi më i mirë i Turqisë në kampionat.

Vlerat e tij i dëshmoi edhe gjermani Bastian Schweinsteiger, autor i dy golave, por që u shfaq edhe si një lider teknik në një skuadër totalisht të dominuar nga Michael Ballack.

Një tjetër konfirmim i madh është edhe Iker Casillas, pa dyshim portieri më i mirë në botë, i cili tani ka marrë rolin e padronit të përfaqësueses së tij, deri atëherë të mbajtur nga Raul. Madrileni arriti të presë dy penallti kundër Italisë. I vetmi që mund ta ndajë titullin e portierit më të mirë është holandezi Edvin van der Sar. Influencën e tyre në ekip e konfirmuan edhe dy spanjollët Senna, një lojtar shumë inteligjent në mesfushë, por dhe David Villa, një vrasës i pamëshirshëm para portës.

ZHGËNJIMET

“Les Flops” (zhgënjimet) është një term që ka hyrë gjerësisht në terminologjinë e futbollit, për të përkufizuar me një fjalë të vetme, të gjithë ata yje që nuk shkëlqejnë, që mbeten te një performancë të varfër dhe nuk lënë gjurmë, edhe pse fillimisht etiketohen si lojtarët që mund të vendosin edhe vetëm fatin e një ndeshje.

Pirlo, Benzema, Toni, Ibrahimovic, Chivu, por edhe Cristiano Ronaldo mund të përfshihen në këtë grup. I paralajmëruar si një nga yjet e Euro 2008-s, sulmuesi i Mançester United u duk se bëri diçka në fazën e grupeve, por ishte në hije në çerekfinale kundër Gjermanisë. Rezultati Cristiano Ronaldo nuk figuron në listën e 23-lojtarëve, apo ekipit ideal të UEFA-s./albaniasport/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Maresca shpjegon arsyen pse Chelsea la në mes marrëveshjen për Osimhen me Napolin

Maresca shpjegon arsyen pse Chelsea la në mes marrëveshjen për Osimhen me Napolin

Serie A
Kalo në kategori