LAJMI I FUNDIT:

Top 10 golat e Euro 2008

Top 10 golat e Euro 2008

Në ndeshjet e kampionatit Euro 2008, që përfundoi mbrëmë me fitoren e Spanjës, janë shënuar mesatarisht dy gola e gjysmë për ndeshje. Përfshirë edhe golin e vetëm të finales, atë të Fernando Torres që i solli fitoren Spanjës përballë Gjermanisë janë realizuar 77 gola, që është shifër e njëjtë me garën e katër viteve më parë dhe kualiteti ka qenë i të njëjtës shkallë me kuantitetin. Uebfaqja zyrtare e Euro 2008 (euro2008. com) ka zgjedhur 10 golat më të mira të realizuara deri në finalen e mbrëmshme.

Philipp Lahm

Gjermania-Turqia 3:2, gjysmëfinale, 25 qershor Goli i barazimit nga Semih Senturk në minutën e 86-të mund të kishte rrëzuar ndonjë ekip tjetër, por jo Gjermaninë. Ata u ngritën shpejt dhe brenda katër minutave arritën të fitojnë takimin. Shërbimi i Thomas Hitzlsperger ndau mbrojtjen e Turqisë, ndërsa Lahm mposhti Rustu Reçberin për të dërguar Gjermaninë në finalen e gjashtë.

Roman Pavlyuchenko


Holanda-Rusia 1:3, çerekfinale, 21 qershor Pavlychenko ka shfrytëzuar maksimalisht rastin që i është ofruar pas lëndimit të Pavel Pogrebnyak dhe nuk gaboi kur Sergei Semak e shërbeu me një krosim, 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes në Basel. Sulmuesi i Spartak Moskës goditi me volej dhe mposhti Edwin van der Sarin.

Bastian Schweinsteiger

Portugalia-Gjermania 2:3, çerekfinale, 19 qershor Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, kishte thënë se Schweinsteiger i ka “borxh” bashkëlojtarëve të tij pas përjashtimit në ndeshjen kundër Kroacisë. Mesfushori shpagoi besimin dhe arriti të realizojë pas asistimit nga Lukas Podolski.

Michael Ballack

Austria-Gjermani,Grupi B, 16 qershor Pas humbjes nga Kroacia, presioni ishte mbi Gjermaninë dhe me gjithë faktin se ata nuk bindën me lojë kundër Austrisë, një moment
magjik erdhi nga kapiteni Ballack. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Ballack ekzekutoi me fuqi një goditje të lirë dhe mposhti Jurgen Machon në golin e Austrisë.

Nihat Kahveci

Turqia-Republika çeke 3:2, Grupi A, 15 qershor Turqia shënoi një seri të golave në çastet e fundit të ndeshjeve, por ky ishte ai më i miri prej tyre. I liruar nga shërbimi i saktë nga
Hamit Altintop, Nihat u gjend përballë Petr Cechut dhe dërgoi topin në këndin e epërm të portës për të kompletuar një rikthim sensacional që e kaloi Turqinë në çerekfinale.

Wesley Sneijder

Holanda-Franca 4:1, Grupi C 13, qershor Goli i tretë nga Arjen Robben meriton të veçohet, por ai më i miri ishte i katërti. Sneijder mori topin jashtë zonës dhe kaloi Jeremy Toulalan, para se të godet topin mbi Gregory Coupet.

Robin van Persie

Holanda-Franca 4:1, Grupi C 13 qershor Një tjetër aksion i shkëlqyeshëm kundërsulmues nga Holanda, që u nis nga Ruud van Nistelrooy, i cili dërgoi të lirë Robbenin në krahun e majtë. Ai krosoi për Van Persien, i cili goditi menjëherë. Coupet arriti ta prekë topin, por goditja ishte shumë e fuqishme.

Zlatan Ibrahimoviç

Greqia-Suedia 0:2,Grupi D, 10 qershor Ndeshja u duk se është duke shkuar drejt një barazimi pa gola deri në momentin kur u shfaq Ibrahimoviç. Pasi shkëmbeu pasime me Henrik Larssonin në zonën e grekëve, sulmuesi i Interit lansoi një goditje të fortë, që përfundoi në këndin e epërm të portës së Antonis Nikopolidis.

David Villa

Spanja-Rusia 4:1,Grupi D, 10 qershor David Silva mori një top të humbur në zonën e ekipit të tij dhe lansoi një kundërsulm të shpejtë, që u finalizua nga Villa, i cili mposhti zhargas Igor Akinfeevin.

Wesley Sneijder

Holanda-Italia 3:0,Grupi A 9 qershor Giovanni van Bronckhorst filloi aksionin duke larguar topin nga zona e ekipit të tij, pas një goditjeje nga këndi të Italisë. Ai shërbeu për
Dirk Kuyt, i cili dërgoi topin në krahun e djathtë ku u gjend Sneijder, i cili mposhti Gianluigi Buffonin./Express/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori