LAJMI I FUNDIT:

10 superyjet e NBA-së

10 superyjet e NBA-së

Ndeshjet finale në mes të Boston Celtics dhe LA Lakers tashmë kanë filluar. Lojtari më i shquar tek Boston, Kevin Garnett, udhëheq ekipin e tij kundër MVP-së së sezonit në NBA, Kobe Bryant, dhe ekipit të tij LA Lakers. Për të nxitur më tepër emocionet gjatë ndeshjeve të finales, do të sjellim tek ju një listë prej 10 lojtarësh të cilët kanë lënë më së shumti mbresa në ndeshjet e NBA-së gjatë këtij sezoni.

10. Ben Gordon, Chicago Bulls

Talenti britanik i NBA-së është ndër të paktit dhe të rrallët, por udhëheqësi i Chicago Bulls është duke bërë një emër të madh në ligën më interesante të basketbollit. Duke marrë një rrogë prej mbi 3 milionë eurosh në vit, Gordon, 25 vjeçar, është i lindur në Londër por është zhvendosur në SHBA shpejt pas lindjes, ku është rritur në New York. Ai është bërë lojtari i parë në NBA që i është dhënë çmimi Lojtari i Gjashtë i NBA-së, një çmim që jepet për zëvendësuesin më të suksesshëm.


9. Dwight Howard, Orlando Magic

Një karrierë e shquar basketbollistike gjatë studimeve, i dha rastin Howardit, 22-vjeçar, të bëjë një çarje të madhe në NBA tek Orlando. Ai e ripagoi besimin duke e ngritur veten si njëri prej lojtarëve më të mirë në kërcime në ligë. I renditur si një prej më të mirë në NBA në përqindjen e arritjes së topave në fushë, loja e përgjithshme e Howard dhe kërcimet spektakolare e kanë bërë atë të shihet si një prej perspektivave më të shkëlqyeshme sportive.

8. Dirk Nowitzki, Dallas Mavericks

Me një gjatësi prej 213 centimetra, superylli gjerman Dirk Nowitzki, 29-vjeçar, është All-Star i shtatëfishtë i NBA-së, dhe ka qenë lojtari i parë i lindur në Evropë, i cili është nderuar me çmimin MVP në NBA, të cilin e fitoi gjatë sezonit të kaluar. I llogaritur si një prej basketbollistëve më të mirë evropian të të gjitha kohërave, si fëmijë ai ishte një yll tenisi në ngritje derisa u rrit shpejt, duke kaluar në një fushë tjetër sportive. Megjithatë ai edhe më tej mbetet një vizitor i rregullt i Wimbledonit.

7. Tim Duncan, San Antonio Spurs

I parë si një prej sulmuesve më të fuqishëm në historinë e NBA-së, Duncan, 32-vjeçar, është kampion i katërfishtë i ligës, duke fituar titullin e NBA-së në vitet 1999, 2003, 2005 dhe 2007 me klubin e San Antonio Spurs. Ai po ashtu ka qenë fitues i dyfishtë i titullit MVP. Një personalitet i qetë, i thjeshtë në fushë, zbulon talentin e tij të padiskutueshëm për basketboll, megjithëse ai do të mund të ishte një yll noti për Ishujt Virgin, poqese stuhia Hugo të mos e shkatërronte të vetmën pishimë me madhësi Olimpike në vendin e tij.

6. Shaquille O’Neal, Phoenix Suns

Kampion i katërfishtë i NBA-së, O’Neal shihet si një prej lojtarëve më dominues në historinë e këtij sporti. 36-vjeçari shkëlqen në qendër të Phoenix, pas shkëlqimit me ish-ekipet, Miami Heat, LA Lakers dhe Orlando Magic. O’Neal e ka fituar kampionatin tre herë me LA Lakers dhe një herë me Miami Heat, dhe është në kërkim ta fitojë edhe me klubin e ri, të cilit iu bashkua në shkurt.

5. Kevin Garnett, Boston Celtics

I konsideruar si një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha sezoneve në NBA, sulmuesi i fuqishëm Garnett numëron një varg arritjen me emrin e tij. Ai është votuar MVP i NBA-së në vitin 2004 dhe këtë sezon u emërua Lojtari Mbrojtës i Vitit në NBA. Ai nënshkroi marrëveshjen më të madhe në historinë sportive të amerikës, kur në vitin 1997 nënshkroi kontartë gjashtëvjeçare me ish-skuadrën e tij, Minnesota Timberwolves, të vlefshme 90 milionë euro (300 mijë euro në javë).

4. LeBron James, Cleveland Cavaliers

“Mbreti” James dominoi lajmet kryesore në vitin 2003, kur nënshkroi një kontratë të padëgjuar prej 58 milionë eurosh me Nike, para se të luajë ndeshjen e parë në NBA. James, 23-vjeçar, që atëherë ka arritur një varg rekordesh si i ri, përfshirë Debutuesin e Vititt, në sezonin e parë të tij, dhe ka fituar çmimet All-NBA dhe All-Star, në tre vitet e fundit. Ai e ka dërguar ekipin e Cleveland Cavaliers në tre paraqitje të njëpasnjëshme në play-offe, në vitet 2006, 2007 dhe 2008, dhe duket se është në ndërtim të një karriere mjaft të famshme në NBA.

3. Chris Paul, New Orleans Hornets

23-vjeçari Chris Paul, 23, luan një rol kyç si drejtues i New Orleans Hornets, ku e ka ngritur reputacionin e një prej lojtarëve më të rrezikshëm të NBA-së. Me një mestare prej 21.2 pikësh dhe 4 kërcimesh për ndeshje, ai kryeson në NBA me një mesatare prej 2.71 vjedhje topash në ndeshje dhe rreth 11.6 asistimesh për ndeshje. I zgjedhur nga trajnerët për të luajtur në ndeshjen All-Star të NBA-së, Paul ka përfunduar në vendin e dytë gjatë votimit për MVP këtë sezon, duke qëndruar vetëm prapa Kobe Bryant, që e mposhti atë me një tepricë prej 306 votash.

2. Steve Nash, Phoenix Suns

I lindur në Johannesburg (Afrikë Jugore) në vitin 1974, Nash, 34-vjeçar, luan një rol të shkëlqyeshëm si pikë drejtuese për Phoenix Suns. Ai ka qenë instrument kryesor në dërgimin e ekipit të tij në mesin ekipeve më të mira të Konferencës Perëndimore dhe është emëruar dy herë MVP i ligës, në vitin 2005 dhe 2006. Ai po ashtu nga shumica shihet si një prej gjuajtësve më të mirë të trepikëshave në historinë e NBA-së.

1. Kobe Bryant, Los Angeles Lakers

I nderuar me çmimin MVP (Most Valuable Player) këtë vit në NBA, pasi që dërgoi Lakersat në play-offet e NBA-së, Bryant, 29-vjeçar, filloi ngritjen e tij që nga viti 1996. Ai e ndihmoi ekipin e tij të të fitojë tre kampionate të njëpasnjëshme në vitet 2000, 2001 dhe 2002, dhe është shndërruar në shtyllë kryesore për ekipin e tij. Ai ka qernë koshashënuesi më i mirë i NBA-së në sezonin 2005-06 dhe 2006-07, dhe fiton mbi 12 milionë euro në vit.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori