Në kuadër të shtetit federal të Austrisë, Karnten, gjendet qyteti Klagenfurt, i cili në fakt është edhe kryeqytet i kësaj pjese. Klagenfurt ka 90 mijë banorë, me të cilët zen vendin e pestë në mesin e qyteteve me më së shumti banorë në Austri.
Qyteti
Qyteti kryesisht është i njohur sipas Universitetit të Klagenfurit, ndërsa është i rrethuar nga male, pyje të dendura të cilat arrijnë lartësinë madje edhe deri në 1000 metra. Mali Karavanken gjendet në jug të qytet, saktësisht në jug të Karntenit dhe në një mënyrë paraqet zonë e cila e ndan këtë vend nga fqinjët, Sllovenia dhe Italia. Klima është kontinentale dhe më e ngrohtë në krahasim me qytetet tjera austriake.
Nëpër të kaluarën historike, ky qytet ka kaluar nëpër shumë humbje dhe katastrofa, që nga Napoleoni e deri tek Lufta e Dytë Botërore, por pamja dhe pozita aktuale e bën atë një prej qyteteve më tërheqëse për ngjarje sportive. Klagenfurt ishte një prej qyteteve kandidate për Lojërat Olimpike dimërore të vitit 2006.
Për të vizituar
Qyteti i vjetët, fontana Lingvorm, liqeni Bortersi – liqeni më i ngrohtë evropian i Alpeve, si dhe stadiumi i Klagenfurit, janë vetëm disa prej gjërave që ia vlen të shihen gjatë vizitës në këtë qytet.
Falë rrethinës malore, Klagenfurt, është qytet me një turizëm të zhvilluar, në vetëm disa orë nga shtetet evropiane dhe duke marrë parasysh pozitën qendrore që ka, ai paraqet zemrën e Evropës.
Sporti
Klubet e hokejit janë më të merituarat për popullaritetin sportiv të këtij qyteti, por jo më pak të rëndësishëm janë edhe klubet e futbollit dhe të volejbollit, ndërsa popullaritet të madh kanë edhe sportet si notimi, çiklizmi dhe vrapimi.
Stadiumi Hypo Arena
Për kampionatin evropian, Klagenfurt e ka fituar stadiumin Hypo Arena. Ndërtimi i Hypo Arena ka filluar në vitin 2006, ndërsa ka përfunduar në vitin 2007 kur edhe zyrtarisht është shpallur i hapur.
Në ndërtimin e këtij stadiumi janë harxhuar 66,5 milionë euro, me qëllim që ai të marrë pamjen e tanishme, të konstruktuar nga arkitekti Albert Vimer. Ky stadium ka kapacitet prej 32 mijë shikuesish dhe dimensione të fushës 105 x 68 metër.
Stadiumi u hap zyrtarisht më 7 shtator të vitit të kaluar, kur u zhvillua ndeshja miqësore në mes kombëtares së Austrisë dhe asaj të Japonisë.
Që në vitin 2005, stadiu ka qenë i njohur si Vortersi Stadium, i cili ishte ndërtaur në vitin 1969 me kapacitet prej 10.900 vendeve. Në vitin 2005, për shkak të nevojave për kampionatin evropian, pamja e tij u rrëzua dhe kapaciteti më pas u trefishua.
Pas përfundimit të kampionatit, kapaciteti i stadiumit do të reduktohet në 12.500 ulëse. Hipo Arena shfrytëzohet nga më shumë klube, ndërsa është pronë e klubit Austria Karnten.
Në këtë stadium do të zhvillohen tre ndeshje të grupit B:
Grupi B
08 qershor 2008 Gjermania – Polonia 20:45
12 qershor 2008 Kroacia – Gjermania 18:00
16 qershor 2008 Polonia – Kroacia 20:45
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t’i shesë
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop – kroati bëhet viral në internet
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!