LAJMI I FUNDIT:

Australian Open: Favoritet femra

Australian Open: Favoritet femra

Në tekstin e mëposhtëm do t'i gjeni favoritet për të fituar turneun Australian Open (në garën e femrave), bazuar në shortin e lehtë ose të vështirë të ndeshjeve, analizë e bërë nga Reuters.

Justine Henin – numër 1

Numri një i tenisit botëror të femrave, do ta fillojë garën për titullin e tetë “Grand Slam” kundër japonezes, Aiko Nakamura, dhe pritet të kalojë lehtë deri në rundin e katërt, ku Tatina Golovin nga Franca, do të mund të ishte testi i parë i saj.

Rusja Maria Sharapova mund të jetë një kundërshtare e Henin në çerekfinale, megjithëse edhe ish-numri një i botës, Lindsay Davenport, mund të jetë po ashtu një kundërshtare e saj, në vazhdën e mëtejme të garës. Kampionia aktuale, Serena Williams, mund të jetë një kundërshtare e Henin në gjysmëfinale.

Svetlana Kuznetsova – numër 2


Rusja do të përballet me francezen Nathalie Dechy në rrethin e parë, derisa synon të arrijë suksesin e vitit të kaluar në US Open, ku arriti deri në finale.

Siç duket nga renditja e ndeshjeve, testi i parë për ish kampionen e US Open mund të jetë kundër hungarezes, Agnes Szavay, derisa e gjashta e renditur në tenisin botëror, Anna Chakvetadze, si dhe Venus Williams, mund të jenë kundërshtare të Kuznetsovas në çerek dhe gjysmëfinale.

Ana Ivanoviq – numër 4

Serbia Ana Ivanoviq, e cila tregoi një sukses të papritur në vitin 2007, duke arritur edhe në finale të French Open dhe gjysmëfinale të Wimbledonit, pritet të testohet në çerekfinale, ku do mund të takohet me kampionen e Wimbledonit, Venus Williams.

Nëse ajo e tejkalon këtë ndeshje, në gjysmëfinale mund të takohet me të dytën e radhitur në tenisin botëror, Kuznetsova.

Serena Williams – numër 7

Pasi që kishte fituar këtë garë 12 muaj më herët, kur kishte qenë e radhitur e 81-ta në listën e tenisteve botërore, askush nuk do ta anashkalojë amerikanen edhe këtë vit, e cila tashmë shihet si favorite për të arritur deri në gjysmëfinale, ku mund ta ketë testin e parë të vështirë, kundër belges Henin.

Deri në këtë shkallë, Nicole Vaidisova, mund të jetë një kundërshtare ca më e fortë, derisa e treta e radhitur, Jelena Jankoviq, mund të jetë kundërshtare e saj në çerekfinale.
/Reuters/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori