Është hedhur shorti për gjashtëmbëdhjetë ekipet e mbetura në Ligën e Kampionëve dhe ka nxjerrë disa derbi mjaft "armiqësorë". Temë më e nxehtë do të jetë Premierliga përballë Serie A, me dy ndeshjet kryesore në mes këtyre dy ligave, Arsenal-Milan dhe Inter-Liverpool. Barcelona, Manchester United dhe Chelsea do ta kenë relativisht më të lehtë, së paku nëse bazohemi në letra.
Ndeshja 1: Celtic kundër Barcelonës. Barcelona, tri sezone më herët, u eliminua nga ky ekip në garat e Kupës UEFA, fakt që duhet ta ketë parasysh gjiganti spanjoll.
Ndeshja 2: Lyon përballë Manchester United. Djajtë e Kuq mund të mendojnë se do ta kenë të lehtë me kampionin e Francës, por një lojtar si Karim Benzema mund të jenë shqetësim për anglezët.
Ndeshja 3: Schalke përballë Portos. Nga kjo ndeshje nuk ka favorit dhe të dyja ekipet do të luftojnë për të siguruar vend në tetëshen e fundit.
Ndeshja 4: Liverpool përballë Interit. Kjo është një prej ndeshjeve më të mëdha të këtij shorti dhe, Inter do të ketë një punë të vështirë në tentimin për të treguar sukses edhe në garat evropiane.
Ndeshja 5: Roma përballë Real Madrid. Edhe një udhëtim drejt Romës për Real Madridin, pasi që eliminoi Lazion në fazën e grupeve. Por, kësaj here do ta ketë shumë më të vështirë.
Ndeshja 6: Arsenal përballë Milanit. Kjo, padyshim, do të jetë ndeshja kryesore e këtij rrethi. Të rinjtë anglezë kundër “të moshuarve” italianë dhe sigurisht, Fabregas kundër Kaka!
Ndeshja 7: Olympiakos përballë Chelseat. Chelsea, ndoshta do ta ketë sfidën më të lehtë nga të gjitha ekipet e mëdha, pretendente për titullin e Kampionit Evropian.
Ndeshja 8: Fenerbahce përballë Sevillas. Nuk do të jetë e lehtë për klubin spanjoll, pasi që do të kenë një ndeshje të parë të vështirë kur do të udhëtojnë në Turqi. Megjithatë mbeten favorit.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 4 dhe 5 mars. Inter do ta luajë ndeshjen e dytë më 11 mars, për shkak të konfliktit në stadium me Milanin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t’i shesë
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop – kroati bëhet viral në internet
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo
Frika e Luka Modric nga pitoni dhe tërheqja e një tigri me konop - kroati bëhet viral në internet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!