LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i ngritjes së Robinhos

Fillimi i ngritjes së Robinhos

Pas premtimeve të vazhdueshme të shndërrimit në super-yll dhe viteve të shumta të pritjes, Robinho ka filluar t’i tregoj botës çfarë kapaciteti në të vërtetë është ai. Lirshëm mund të themi se sot është lojtari më i zjarrtë në La Liga - por të gjithë pyetemi: A është ky fillimi i ngritjes së Robinhos?

Emri: Robson de Souza (Robinho)
Data/vendi i lindjes: 25 janar, 1984 / Sao Vicente
Kombësia: Brazilian
Lartësi: 1.72 m
Pesha: 60 Kg
Pozicioni: Anësor, sulmues

Vitet e hershme

Robson de Souza (Robinho) u lind më 25 janar të vitit 1984 në një lagje Parque Bitaru të Sao Vicente, Brazil.


Si shumica e fëmijëve të asaj zone edhe ai filloi të luajë futboll që në vitet e hershme, dhe në moshën gjashtë vjeçare, u angazhua nga një klub lokal, Beira-Mar. Derisa luante në Beira-Mar, Robinho krahasohej me shokun dhe bashkëlojtarin e ardhshëm tek Real Madrid, Marcelo, madje atyre iu dha nofka “binjakët”.

Pas shënimit të 73 golave për ekipin Portuarious (futboll i brendshëm, në palestra), që në moshën nëntëvjeçare, Robinho u soll në ekipin e të rinjve të Santosit, që në atë kohë vëzhgohej nga legjenda braziliane e futbollit, Pele.

Karriera në Santos

Derisa Robinho tejkaloi shpejt radhët e Santos, nënshkroi edhe kontratën e parë profesionale me klubin, në vitin 2002, pavarësisht se ishte vetëm 14-vjeçar. Para se të debutonte me ekipin e parë, Robinho u paralajmërua nga drejtuesit të pakësonte sasinë e dredhive që krijonte në fushë, me qëllim të ndalonte t’i sikletoste kundërshtarët e tij.

Robinho shënoi nëntë gola në 24 paraqitje, gjatë sezonit të tij të parë, me ekipin e parë. Kajmaku i paraqitjeve të tij gjatë atij sezoni, erdhi në ndeshjen vendimtare të klubit, kur ai fitoi penalti dhe krijoi rastet e dy golave tjerë të ndeshjes.

Robinho tregoi se do të jetë një pjesëtar i domosdoshëm i skuadrës, kur bëri 32 paraqitje në sezonin e vitit 2003. Në atë kohë Santos përbëhej nga talentet më të njohur të rinj të Amerikës Jugore.

Ai luajti me lojtarë si Diego dhe Renato, që aktualisht luajnë në Werder Bremen, respektivisht Sevilla. Pas largimit të Diegos, në Porto, dhe Renatos, në Sevilla, Robinho pati sezonin më të mirë me Santos, duke shënuar 21 gola në 37 paraqitje.

Robinho pastaj u njoh si një prej talenteve më të mirë jo vetëm në Brazil, por po ashtu edhe në gjithë Amerikën Jugore dhe joshi interesimin e shumë klubeve evropiane.

Kidnapimi i nënës së Robinhos

Si rezultat i sukseseve të tij në Brazil, nëna e Robinhos, Maria de Silva Souza, u kidnapua në nëntor të vitit 2004. Në fillim, kidnapuesit kërkuan që Robinho të largohej nga futbolli, më ç’gjë ai u pajtua ta bënte, duke u larguar nga Santos po thuaj se menjëherë.

Pasi që pa video incizimin e nënës së zënë rob, me flokë të hequra nga kidnapuesit, Robinho u pajtua që të paguajë haraç prej rreh 75 mijë dollarësh, për lirimin e saj.

“Nuk e di se çfarë tipa njerëzish i bëjnë këto gjëra; ata janë njerëz me të lig në zemër”, kishte deklaruar Robinho pas incidentit. Kidnapimi, së bashku me rritjen e interesimit nga klubet evropiane, bëri që Robinho të bënte vetëm tetë paraqitje në ligë, duke shënuar katër gola gjatë atij sezoni.

Largimi jashtë vendit

Pasi që bëri një rikthim të zjarrtë në futboll në vitin 2005, Robinho udhëhoqi ekipin Santosit drejt edhe një kampionati brazilian, të dytin në klub. Këtë herë, Santos e pati të pamundshme të mbajë superyllin mjaft të çmuar dhe u detyrua ta shiste atë.

Ai kishte tërhequr interesimin e Chelseat, Milanit, Bayern Munichut dhe Barcelonës. Këtë herë Robinho shprehu dëshirën e tij të luante në Spanjë dhe në Ligën e Kampionëve. Real Madrid ishte klubi që fitoi nënshkrimin e tij, gjatë verës së vitit 2005, për një shumë prej 20 milionë eurosh.

Real Madrid

Robinho arriti në Real Madrid në sezonin 2005-2006, nën drejtimin e trajnerit Vanderlei Luxemburgo. Transferimi ishte publikuar shumë nga klubi, me Roberto Carlosin që kishte deklaruar se ai shpejt do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ai bëri debutimin me Realin në ndeshjen kundër Cadizit, më 25 gusht, duke hyrë si zëvendësues i Thomas Gravesenit në pjesë të dytë të lojës.

Nën urdhrat e Luxemburgos, Robinho pati sasi mjaft të madhe të lirisë dhe megjithëse trajneri ishte zëvendësuar në mes të sezonit, Robinho la mjaft mbresa, duke shënuar tetë gola në 37 paraqitje dhe u tregua premtues si në vend ashtu edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Një ndikim i madh i tij u prit në fillim të sezonit 2006-07, por Robinho, së bashku me bashkëlojtarin David Beckham, nuk ishin në mesin e favoritëve të trajnerit të ri Fabio Capello. Braziliani qëndronte në stol dhe në të shumtën e rasteve ishte zëvendësues në pjesë të dytë.

Robinho po ashtu u zhvendos nga pozita e tij e zakonshme e sulmuesit të dytë ose mesfushorit ofensiv, në atë të anësorit. Ai u vendos në krahun e majtë. Afër fundit të sezonit ai fitoi vendin e tij në ekipin fillestar të Capellos dhe tregoi të jetë pjesë e dobishme e ekipit, duke luajtur rol kryeson në titullin e parë të Realit pas katër vitesh.

Ekipi kombëtar

Derisa ishte në Santos, Robinho u thirr në ekipin kombëtar të Brazilit në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij në finalen Kupës Concacaf, duke impresionuar shumicën. Ai luajti mjaft mirë për Brazilin gjatë Kupës së Konfederatave në vitin 2005, ku udhëhoqi ekipin drejt fitores.

Robinho ka luajtur secilën ndeshje të Brazilit gjatë Kupës Botërore 2006, megjithëse si fillestar vetëm në ndeshjen kundër Japonisë. Gjatë Kupës Botërore ndante dhomën me shokun e tij të Barcelonës, Ronaldinho. Asaj kohe, bëri shaka me shtypin duke thënë se bashkëlojtarët e tij të Realit e kishin nxitur që ta lëndonte Ronaldinhon derisa ai ishte duke fjetur, pasi që ishte kundërshtar i Realit tek Barcelona.

Ai ngriti karrierën e tij ndërkombëtare, kur po thuajse i vetëm çoi Brazilin drejt fitores së Copa Amerika në vitin 2007. Shtypi brazilian i dha nofkën Robinhos si shpëtues i Brazilit, me titujt si “Robinho dhe dhjetë tjerët” dhe “Ku do të ishim pa Robinhon?”
Ai përfundoi këtë garë si golashënues kryesor me gjashtë gola dhe u emërua lojtari i këtij turneu.

Aktualisht

Robinho nuk do të mund të kërkonte një start më të mirë se ky i sezonit 2007-2008 me Real Madridin. Ai ka qenë frymëzues në disa ndeshje, jo vetëm duke shënuar gola por edhe duke krijuar raste për bashkëlojtarët. Deri në çfarë shkalle do të arrijë ai në të ardhmen e tij? Askush nuk e di. Një gjë, megjithatë është e sigurt: Robinho nuk ka nga t’ia mbajë pos të ngjitet në maje të futbollit.

Të arriturat individuale:

Kampion i Sao Paulo – U17 (2002)
Golashënues më i mirë në Copa Amerika (2007)
Lojtar i turneut në Copa Amerika (2007).

Klubi Sezoni Paraqitjet Golat
Santos (Brazil) 2002 24 7
Santos (Brazil) 2003 46 13
Santos (Brazil) 2004 45 25
Santos (Brazil) 2005 20 13
Real Madrid (Spanjë) 2005-06 51 12
Real Madrid (Spanjë) 2006-07 40 8
Gjithsej 226 78

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori