LAJMI I FUNDIT:

Morinë: Një i arrestuar për kontrabandë

Morinë: Një i arrestuar për kontrabandë

Një shtetas kosovar u arrestua të hënën në doganën e Morinës, pasi rezultoi i shpallur në kërkim nga policia e rrethit të Durrësit për ushtrim kontrabande.

"Mbrëmjen e kaluar në doganën e Morinës u bë ndalimi i shtetasit Alush Mustafa, 39 vjeç, nga Peja e Kosovës, pasi rezultonte person në kërkim nga policia e Durrësit, pasi gjykata e këtij rrethi e kishte dënuar në mungesë për akuzën e ushtrimit të kontrabandës më 20 shtator të vitit 2007", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut Kukës, Suada Sula, raportoi BW.

Sistemi TIMS, i instaluar në doganat kufitare me Kosovën, ndihmoi në ndalimin e 69 personave me precedentë penalë në vitin 2010./Telegrafi/