LAJMI I FUNDIT:

Plagosi avokatin, arrestohet 53 vjeçarja

Plagosi avokatin, arrestohet 53 vjeçarja

Policia e Tiranës arrestoi tw premten autoren e plagosjes së avokatit Dine Lelaj disa ditë më parë në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini tha se “është arrestuar 53 vjeçarja Fatime Rexha e cila akuzohet se ditë më parë pranë shkollës 1 Maji, plagosi avokatin Dine Lelaj.”

Zëdhënësja e policisë tha se “ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53 vjeçares është sekuestruar edhe arma e krimit.”

Materialet në ngarkim të 53 vjeçares, i kaluan prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/