LAJMI I FUNDIT:

Pogradec, kanoset Mevlan Shanaj, arrestohet autori

Pogradec, kanoset Mevlan Shanaj, arrestohet autori

Policia e Pogradecit arrestoi mbasditen e të hënës shtetasin Adrian Hoxhollari, në fshatin Osnat, pasi një natë më parë qëlloi tetë herë me armë në banesën e aktorit Mevlan Shanaj.

Ngjarja ndodhi në Tushemisht, ndërsa denoncimi u bë nga vetë aktori Shanaj.

Ai sqaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt me fqinjin e tij dhe se është i lumtur që familja e tij shpëtoi pas asnjë të lënduar.

Megjithatë, policia dyshon se prapa gjithçkaje fshihet një konflikt pronësie ndërmjet aktorit dhe autorit të të shtënave./Telegrafi/