LAJMI I FUNDIT:

Lushnjë, tre në pranga për vjedhjen e 30mln lekëve

Lushnjë, tre në pranga për vjedhjen e 30mln lekëve

Shërbimi i hetimit dhe zbulimit të krimit në Lushjë arrestoi të shtunën shtetasit Shkëlqim Allkaj, 20 vjeç, Kujtim Karaj,18 vjeç dhe Bajram Muça, 18 vjeç, pasi akuzohen se i kanë vjedhur shtetasit Nazmi Muça 30 milion lekë.

Ndërkaq, mësohet se personi i cili është grabitur është tregtar materialesh ndërtimi, raportoi Ora News.

Të tre shtetasit e sipërpërmëndur, akuzohen për veprën penale të vjedhjes./Telegrafi/