LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi i 12 vjeçarit, 10 ditë burg për autorin e dytë

Abuzimi i 12 vjeçarit, 10 ditë burg për autorin e dytë

Gjykata e Korçës vendosi të shtunën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 10 ditë për të akuzuarin e dytë për përdhunimin e 12 vjeçarit, në Devoll të Korçës, 19 vjeçarit, Eduard Bufi.

Ndërkohë, të premten, gjykata vendosi burg pa afat ndaj 16 vjeçarit R. Mullai, i akuzuar për dhunimin seksual të 12-vjeçarit XH. P.,raportoi Panorama.

Seanca u zhvillua me dyer te mbylluar, por burime nga gjykata thanë se adoleshenti i ka mohuar akuzat në drejtim të tij, duke thënë se nuk ka abuzuar me fëmijën./Telegrafi/