LAJMI I FUNDIT:

Burg për përdhunuesin 16 vjeçar

Burg për përdhunuesin 16 vjeçar

Gjykata e Korçës vendosi të premten dhënien e masës së sigurisë "arrest në burg" për 16 vjeçarin Romario Mullai, i akuzuari kryesor për përdhunimin e një 12 vjeçari në Devoll.

I akuzuari nuk i pranoi akuzat në gjyqin e zhvilluar me dyer të mbyllura. Mullai akuzohet për përdhunimin e një të mituri me inicialet Xh.P në fshatin Bitinckë të Devollit.

I mituri ka treguar në shtëpi se çfarë i kishte ngjarë dhe ka identifikuar dy autorët. Më pas, familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe policia e Korçës e ka dërguar të miturin për ekspertizë. Ekspertiza provoi dëshminë e tij për përdhunim./Telegrafi/