LAJMI I FUNDIT:

Gjykate e Fierit dënon komisioneret e Ruzhdies

Gjykate e Fierit dënon komisioneret e Ruzhdies

Gjykata e Fierit dënoi të hënën me 35 muaj burg gjithsej dhe dy milionë e 250 mijë lekë gjobë, pesë komisoneret e djathtë të Ruzhdies, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve zgjedhore dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.

Ndërsa tre komisioneret e majtë, të cilët akuzohen për braktisje të detyrës, gjykata i dënoi me nga 150 mijë lekë gjobë secilin. Me 100 mijë lekë u dënua edhe banori Elmaz Donaj për votim më shumë se një herë.

Në seancën e zhvilluar pa praninë e medias, nuk kane qenë të pranishëm edhe vetë të akuzuarit. Avokatet e tyre janë shprehur kundër vendimit, duke deklaruar se do ta ankimojnë në gjykatën e Apelit. Ish-komisioneret do të jenë të lirë deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata e Apelit.

Procesi ndaj komisionereve të Ruzhdies nisi pas zgjedhjeve lokale të 2009-ës. Në kutinë e votimit të fshatit Ruzhdie, sipas eksperteve u gjetën 80 fletë që rezultonin si vota të personave që nuk kanë qenë në Shqipëri atë ditë, raportoi VP./Telegrafi/