LAJMI I FUNDIT:

Itali, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Itali, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Interpol Roma në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arrestuan të dielën në Treviso të Italisë një 25-vjeçar nga Kruja, i akuzuar për "vrasje të mbetur në tentativë" një vit më parë në Fushë Krujë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Serjan Zogu, akuzohet se në korrik të vitit të kaluar ka qëlluar me armë zjarri mbi një shtetas, duke e plagosur. Vetëm dy muaj pas ngjarjes, Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për 25-vjeçarin Zogu.

Serjan Zogu do të ekstradohet drejt vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare./Telegrafi/