LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, ekzekutohet 25-vjeçari

Vlorë, ekzekutohet 25-vjeçari

Një emigrant i sapo kthyer nga Italia është ekzekutuar këtë të premte në qytetin e Vlorës. Viktima është Altin Nelaj, 25 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e re të qytetit bregdetar. Mësohet se i riu është qëlluar me pistolete me një plumb në zemër ndërsa ndodhej në makinën e tij.

Sipas policisë, autorët e kanë qëlluar nga makina me të cilën udhëtonin. Nelaj është dërguar nga kalimtaret në spital, por ka ndërruar jetë pak çaste më vonë. Ende nuk dihen motivet./Telegrafi/