LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet polici, në banesë edhe djali 13-vjeçar

Vetëvritet polici, në banesë edhe djali 13-vjeçar

Zbardhen detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e inspektorit 43-vjeçar, Beqir Dauti. Mësohet se në momentet kur është shkrepur arma, në banesën ë familjes Dauti, pranë rrugës “Don Bosko” ka qenë edhe djali 13-vjeçar.

Zyrtarisht nuk konfirmohet ende se cilat mund të kenë qenë arsyet e vetëvrasjes, së Dautit, por dyshimet paraprake flasin për një mundësi depresioni, pasi inspektori i policisë në komisariatin numër 3, prej disa kohësh kishte mësuar se vuante nga kanceri.

Por, policia nuk përjashton edhe mundësinë e vrasjes aksidentale gjatë pastrimit të pistoletës tip TT nga vetë Beqir Dauti./Telegrafi/