LAJMI I FUNDIT:

Shoqërohen 25 persona pas shpërthimit të shtyllës

Shoqërohen 25 persona pas shpërthimit të shtyllës

Policia shoqëroi të enjten të paktën 25 persona, pas shpërthimit me tritol të shtyllës së tensionit të lartë, që furnizon fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë banoreë të zonës, por mes tyre ka pasur edhe punonjës të fabrikës.

Shtylla me numër 14 u hodh në erë me tritol mëngjesin e së mërkurës. Banoret pohuan se kishin dëgjuar pesë shpërthime të njëpasnjëshme rreth orës 03:00 të mëngjesit, por policia konfirmoi vetm tre prej tyre.

Shpërthimi i shtyllave të tensionit të lartë 220 kilovolt në këtë rajon është shndërruar në fenomen. Policia dyshon për banorët e zonës, pasi ata kanë konflikte pronësie me pronaret e fabrikës. /Telegrafi/