LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, vetëvritet polici me armën e shërbimit

Tiranë, vetëvritet polici me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ndodhi të enjten në rrugën ”Don Bosko”, në Tiranë, ku u gjet i vetëvrarë në banesën e tij polici Beqir Dauti, 43 vjeç.

Sipas policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, Dauti u gjet i pajetë rreth orës 12:10, në shtëpinë e tij në lagjen “Don Bosko”, në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake, polici Beqir Dauti është vrarë me armën e shërbimit, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan atë drejt këtij vendimi.

Ekspertët e policisë po hetojnë rrethanat, që detyruan 43-vjeçarin t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike./Telegrafi/