LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, ndalohet 15-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Vlorë, ndalohet 15-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Një 15-vjeçar nga Llakatundi i Vlorës, i shpallur në kërkim për posedim armësh, u arrestua të enjten nga policia e Vlorës. Inicialet e të ndaluarit janë I. B., dhe ai është një minoren 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Llakatund, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi prej 70 gr lëndë bimore, e dyshuar si ajo e llojit “Canabiss Sattiva”.

Sipas policisë, i riu akuzohet për “prodhim dhe armëmbajtje pa leje” dhe “trafikim të lëndëve narkotike”./Telegrafi/