LAJMI I FUNDIT:

Digjët kamioni, karroceria takoi me kabllin elektrik

Digjët kamioni, karroceria takoi me kabllin elektrik

Një kamion u dogj të mërkurën në mbrëmjë, si pasojë e kontaktit me kabllot elekrikë, por fatmirësisht ngjarja nuk ka shënuar viktima. Ngjarja ndodhi në tunelin e rrugës që të çon drejt tragetit të linjës së Komanit.

Sipas policisë së Shkodrës, kamioni u dogj aksidentalisht për shkak se karroceria e e tij ka takuar kabllot e energjisë elektrike. Për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Pas hetimeve rezultoi se kamioni me targë BB 373 WT ishte në pronësi të shoqatës “Energy Sorisi” e Piloteve të Motorrëve./Telegrafi/