LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, 16 persona nën hetim për mashtrim kompjuterik

Tiranë, 16 persona nën hetim për mashtrim kompjuterik

Policia e Tiranës nisi të mërkurën procedimin penal për 16 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. Dyshohet se këta persona, nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe internetit, kanë realizuar transmetimin e sinjaleve të kompanive dixhitale në Shqipëri.

Policia njoftoi, se gjatë operacionit të koduar "Trasmetimi", ka kontrolluar të martën në mbrëmje disa subjekte tregtare dhe banesa, të cilat dyshoheshin se kanë transmetuar në mënyrë të paligjshme sinjal të disa Kompanive Televizive Dixhitale.

Gjatë kontrollit të ambienteve, policia sekuestroi edhe aparate të klonuar për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve televizive, sisteme kompjuterike të përshtatur si servera për administrimin e rrjetit të trasmetimit, njësi kompjuterike lap-top, modem, CD dhe karta dixhitale.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet. /Telegrafi/