LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Ferronikel, lëndohen dy punëtorë

Shpërthim në Ferronikel, lëndohen dy punëtorë

Së paku dy punëtorë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur të martën në mesnatë në Ferronikel.

Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është ndie edhe nga lokalitetet e afërta me këtë fabrikë.

Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut.

Menaxhmenti grek i Ferronikelit nuk ka lejuar ekipin e KTV-së që të xhirojë në vendin e shpërthimit, duke minimizuar atë që ka ndodhur.


Por, punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate që kanë shkaktuar shpërthimin.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për atë që kanë ndodhur e që e sheh si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.Telegrafi nga burime të veta ka mësuar se të lënduarit në shpërthimin e zjarrit në Feronikel janë: S. Osmani 1958, M. Azemi 1959, F. Dervishi 1969, M. Leku 1959 dhe H. Shala 1979. /Telegrafi/