LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, gjykohen për grindje dy persona

Sarandë, gjykohen për grindje dy persona

Policia e Sarandës nisi të martën gjykimin në gjendje të lirë për shtetasin Erlin Rumani, 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi në datë 05.05.2011, ora 19:00, goditi me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasin Thoma Cari.

Po në qytetin e Sarandës një tjetër shtetas, Artur Shino, 43 vjeç, banues në Delvinë ka nisur të gjykohet në gjendje të lirë. Shino rreth orës 04:00 datë 06.06.2011 në qytetin e Delvinës, goditi me grushta për motive të dobëta, shtetasin Habib Musta, 49 vjeç.

Materialet procedurale do t’i përcillen prokurorisë së Sarandës për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”./Telegrafi/