LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, policia arreston autorët e vrasjes së emigrantit

Vlorë, policia arreston autorët e vrasjes së emigrantit

Policia e Vlorës, pas pesë muajsh hetime, arriti të identifikojë autorët e vrasjes së ndodhur në fshatin Panaja, ku humbi jetën 39-vjeçari nga Patosi i Fierit, Romeo Fejzullau.

Vrasësit e Fejzullahut dyshohet se janë; Luis Rosi, vjeç 31 dhe Julsi Tushi, 36 vjeç, të dy lindur dhe banues në Vlorë, në lagjen “Kushtrimi”. Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta, më datë 30.10.2010 rreth orës 11:00, në fshatin Panaja në rrugën kombëtare Vlorë- Fier, ku dy të arrestuarit kanë kryer dhe atentatin ndaj 39-vjeçarit të ardhur nga Italia.

Dy personat, që udhëtonin me një automjetit tip mercedes-benz “Rexhina” me xhama të errët, i kanë prerë rrugën automjetit tip furgon “Renault”, i cili lëvizte nga Vlora në drejtim të Fierit. Në fugron kanë qenë Romeo Fejzullau, Eduart Fejzullau dhe Neritan Shpata, të cilët ktheheshin nga Italia.

Një nga personat, që udhëtonte me automjetin tip mercedes-benz, ka zbritur nga pjesa e pasme e automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të drejtuesit të furgonit me një armë zjarri tip automatik “Kallashnikov”. Si pasojë e zjarrit të hapur mbeti i vrarë Romeo Fejzullahu.


Dy të arrestuarit akuzohen për “vrasje me paramendim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./Telegrafi/