LAJMI I FUNDIT:

Përcillet për në banesën e fundit trupi i Tom Ndojës

Përcillet për në banesën e fundit trupi i Tom Ndojës

Familjarët kanë përcjellë të mërkurën për në banesën e fundit trupin e të pushkatuarit nga regjimi komunist në vitin 1984, Tom Ndoja.

Me prezencën e familjarëve, të afërmeve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor është zhvilluar në Shkodër ceremonia e varrimit të eshtrave të të pushkatuarit nga regjimi komunist, të burgosur në burgun e Qafë Barit.

Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u pushkatuan në vitin 1984 nga regjimi komunist, eshtrat e të cilëve u gjetën vetëm disa ditë më parë në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës.