LAJMI I FUNDIT:

Dy në pranga për vjedhje, një në kërkim

Dy në pranga për vjedhje, një në kërkim

Drejtoria e Policisë së Durrësit njoftoi të enjten se janë arrestuar dy persona dhe një i tretë është shpallur në kërkim, nën akuzën e plagosjes dhe tentativës së vjedhjes.

Të arrestuarit janë Sefulla Fresku, 71 vjeç, banues në Thumane Kruje, akuzuar për veprat penale të plagosjes së rëndë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe Sokol Pali, i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

71-vjeçari, ka plagosur me armë zjarri automatik shtetasin Sokol Pali, 38 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje, i cili, në bashkëpunim me shtetasin Ardjan Kala, 43 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në banesën e tij.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit Ardjan Kala./Telegrafi/