LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e kryebashkiakut denoncon rrëmbimin në Prokurori

Bashkëshortja e kryebashkiakut denoncon rrëmbimin në Prokurori

Gruaja e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, denoncoi në Prokurori rrëmbimin e saj, si pasojë e së cilës ajo dështoi dhe fëmijën.

Griselda Rroshi u rrëmbye mbrëmjen e të martës në qytetin e Kavajës nga persona të panjohur.

Znj.Rroshi u lirua sot rreth orëve të para të mëngjesit, në gjendje tepër të rënduar psikologjike, pasi u detyrua të bënte një lindje të parakohshme. Ajo nuk ka arritur të njohë autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës, i cili mendohet të ketë vdekur gjatë lindjes së detyruar.

Tashmë me këtë çështje po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda.


Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e çiftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës është detyruar të kthehej nga Italia, pasi mori vesh lajmin tragjik. /Telegrafi/