LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish procesi “Gërdeci”

Shtyhet sërish procesi “Gërdeci”

Gjyqi i Gërdecit i përcaktuar për këtë të mërkurë u shty sërish në Gjykatën e Tiranës, pasi mungonin pjesa më e madhe e avokatëve të të akuzuarve kryesorë.

Në seancë mungonin plot tetë avokatë që nga ai i Pinarit, Delijorgjit, Minxollit etj. Në seancën e sotme pritej dëshmia e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm Luan Hoxhës dëshmi që cilësohej si një nga dëshmitë kyç për procesin e tragjedisë së 15 marsit të 2008.

Për tragjedinë e rëndë të Gërdecit janë të akuzuar 29 persona ish-funksionare të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm./Telegrafi/