LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet për vdekje një fëmijë

Vetura godet për vdekje një fëmijë

Një fëmijë 10 vjeçar, i komunitetit boshnjak, ka vdekur të dielën, rreth orës 18:00, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një makine të një shqiptari, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, në afërsi të varrezave serbe në Mitrovicë.

Nga lëndimet e marra viktima ka vdekur në Shtëpinë e shëndetit Mitrovicë, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/