LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet këmbësorin për vdekje

Vetura godet këmbësorin për vdekje

Një aksident me fatalitete ka ndodhur të dielën në fshatin Korreticë e ulët në Drenas.

Një person i cili ishte duke vozitur nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje. Njësitet policore janë duke u marr me rastin. /Telegrafi/